LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk dekretoi Lleshin/ Ngjela zbulon frikën më të madhe të Metës

4 Nëntor 2018, 13:56, Aktualitet CNA
Nuk dekretoi Lleshin/ Ngjela zbulon frikën më të madhe të

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për  mos ta dekretuar gjeneralin Sandër Lleshi në krye të Punëve të Brendshme, ka reaguar avokati Spartak Ngjela.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela e ka quajtur ?turp historik? vendimin e Metës, ndërsa në mënyrë ironike thënë se me këtë vendim që Presidenti  i bie të mos dekretojë edhe Kryeministrin, ndonëse ka fituar zgjedhjet.

?Ku ka të drejtë Presidenti që të mos dekretojë një ministër!
Sipas kësaj, atëherë ky president ka të drejtë që të mos dekretojë edhe kryeministrin që ka fituar zgjedhjet. Domethënë që të shpallet monark absolut.
Turp historik. Po sigurisht, derisa kanë zgjedhur president një njeri që nuk bën dot dallimin midis dorës dhe këmbës, se i duken të gjitha këmbë, sigurisht që kjo do të jetë ecja jonë.
Po, ku ta dijë ky president se ministri juridikisht nuk është gjë tjetër vetëmse kompetenca e deleguar e kryeministrit. Semos e di kryeministri aktual këtë! As ky nuk e di.
Këta janë, nuk ke ç’të bësh?,-shkruan Ngjela.

Më tej avokati ka thënë se Meta është trembur nga Lleshi, pasi dyshohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.

?Por ka edhe diçka. Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm. Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore. Nuk e dimë se kush e ka propozuar ministrin Lleshaj, por, për faktin që është trembur Meta, mendohet se e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane.
Sigurisht që këtë gjë nuk duhet ta ketë dashur as Saliu?.

Në përfundim Ngjela ka thënë se korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka më shpëtim. Sipas avokatit 2 janë mundësitë ose Shqipëria do hyj në rrugën e varfërisë, ose do mund korrupsionin dhe do hyjë në BE.

“Janë të trembur, prandaj. Po korrupsioni i lartë shtetëror nuk ka shpëtim. 
Shqipëria sot ndodhet përpara këtij udhëkryqi: ose do të degradojë në një varfëri shpërbërëse, ose do të ndëshkojë korrupsionin kryeministror shqiptar dhe do të hyjë në Bashkimin Europian.
Jam i bindur se do të ndodhë kjo e dyta?./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga