LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në ditëlindjen e së motrës, Kylie poston fotot më të adhurueshme!

4 Nëntor 2018, 20:15, Aktualitet CNA
Në ditëlindjen e së motrës, Kylie poston fotot më

Kendall Jenner sot feston ditëlindjen e saj të 23-të. Ndonëse në moshë fare të re, Kendall ja ka dalë që në fare pak kohë të jetë prezente në pasarelat më të rëndësishme të modës.

Por pavarësisht famës, bukurisë dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me suksesin, në ditë të tilla kthehemi gjithnjë tek fëmijëria.

Kështu duket se ka zgjedhur ta urojë edhe motra e saj e vogël, Kylie.

Pak orë më parë, Kylie ka postuar postuar në llogarinë e saj të Instagram-it, një sërë fotosh të saj dhe Kendall-it kur ishin fare të vogla.

?Gëzuar ditëlindjen partneres sime në krim, shoqes time më të mirë, motrës time. S?do të bëja dot asgjë pa ty.?- shkruan Kylie, teksa ne na lë të shohim fotot që për hir të së vërtetës janë të adhurueshme.

Fotot që Kylie zgjodhi për të uruar të motrën, ishin shkëputur nga momente të veçanta të klanit Kardashian-Jenner.

Motrat e mëdhaja që argëtojnë të voglat…

Dy bebushe që luajnë me njëra-tjetrën

Dhe rroba banjot me prit leopardi, pa dyshim.

Lajmet e fundit nga