LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri i Berishës kundër zëdhënëses së Bashës

4 Nëntor 2018, 18:13, Aktualitet CNA
Ministri i Berishës kundër zëdhënëses së

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa u shpreh në një postim në rrjetet sociale se pedonalen e Tiranës e kishte ndërtuar Lulzim Basha, në kohën që ishte kryetar bashkie.

Pas kësaj deklarate ka reaguar, ish-ministri i Kulturës në kohën e qeverisë Berisha, Ylli Pango.

Pango ka thënë me anë të një postimi në rrjetet sociale se projekti ka qenë i ministrisë së Kulturës, kur ai drejtonte këtë institucion dhe kryetar bashkie në atë kohë ishte Edi Rama.

?Po thuhet nga zëdhënësja e PD se pedonalen e ka bërë Lulzim Basha. Jam i sigurt që zoti Basha as që pretendon se e ka bërë ketë punë se nuk ishte kryetar bashkie kur u bë projekti dhe na u dha fondi nga BE.

Ja e verteta: ?Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kulturës, e cila bëri dhe projektin e pedonales. Kur u bë projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha? ?ka shkruar Pango në postimin e tij.

Më tej ai shkruar kur unë isha ministër i Kulturës, pedonalen e Tiranës, nuk e bëra ai, por stafi tij dhe i Ministrisë ku Pango bënte pjesë si ministër.

?Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Une nuk pres ndonjë levdatë as shpërblim, por të respektojmë të verteten?,-ka përfunduar ish-ministri në postimin e tij./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga