LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lumi përmbyt ndërtesën/ Humbin jetën 9 persona, mes tyre fëmijë

4 Nëntor 2018, 07:42, Aktualitet CNA
Lumi përmbyt ndërtesën/ Humbin jetën 9 persona, mes tyre

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të natës, në Palermo të Italisë, pas përmbytjes së një banese nga dalja e  lumit Milicia në zonën e Casteldaçes, ku humbën jetën 9 persona, mes tyre dhe fëmijë.

Sikurse shkruajnë mediat vendase banesa ndodhet në kufirin midis qyteteve të Altavilla Milicia dhe Casteldaccia, jo shumë larg autostradës Palermo-Catania.

Gjatë kohës që lumi ka vërshuar në shtëpinë e tyre, familjarët kanë qenë duke darkuar sëbashku me disa miq.

Dy persona, një burrë dhe një vajzë, shpëtuan pasi dolën për të blerë ëmbëlsira, ndërsa një person i tretë jashtë shtëpisë dha alarmin me telefonin që kishte teksa kishte hipur në një pemë pasi shtëpia u zhyt në ujë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga