LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Julian Deda 'kryqëzon' Oriola Pampurin/ Deputetët e djathtë nuk bëjnë, si ti

4 Nëntor 2018, 19:03, Aktualitet CNA
Julian Deda 'kryqëzon' Oriola Pampurin/ Deputetët e

Aktori Julian Deda i është drejtuar deputetes Oriola Pampurit se nuk dilet në deklaratë për shty për t?i rënë biznesit, por për t?i kërkuar llogari qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale Deda ka shkruar se një deputet i një partie të djathë nuk mund të godasë në asnjë moment biznesin dhe sipërmarrjen private.

?O Orjola, o deputete e “djathte”, nuk dilet ne deklarate per shtyp, per t’i rene biznesit por per ti kerkuar llogari qeverise. Se nuk e di, a ta kane thene, por nje deputet i nje partie te djathte, nuk mund te dale ne asnje moment te godase biznesin dhe sipermarrjet private, eshte jashte çdo parimi te se djathtes?-ka shkruar aktori më tej në postimin e tij.

Në përfundim të postimit të tij, ai shkruan se biznesi nuk ia ka marrë me zor kontratën qeverisë dhe se procedurat i bën qeveria dhe jo biznesi.

Gjithashtu Deda e ka këshilluar Pampurin të thellohet se mund jetë duke lëru ujë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga