Connect with Us

CDU-SPD/ Ç’pritet të ndodh me partitë tradicionale gjermane

Aktualitet

CDU-SPD/ Ç’pritet të ndodh me partitë tradicionale gjermane

Publikuar

-

Konsultime tek dy partitë kryesore gjermane. Tek CDU kandidatët kanë filluar garën për pasardhësin e Merkelit, ndërsa SPD duhet të gjejë rrugëdalje nga kriza e thellë pas rezultateve rrënuese në zgjedhjet e dy landeve.

    
Deutschland Symbolbild CDU und SPD (picture-alliance/Bildagentur-online/Ohde)

Në të vërtetë konsultimet e kryesisë së CDU-së që filluan të dielën (04.11.) e përfundojnë të hënën, janë takime  të zakonshme që në situata normale nuk tërheqin vëmendjen. Por prej deklaratës së kancelares Merkel, se nuk do të kandidojë më për postin e kryetares së CDU-së në kongresin e partisë në dhjetor, situata në këtë parti është ndezur. Pasi në këto konsultime nuk bëhet fjalë thjesht për përgatitjen e kandidatëve për kongresin e partisë, por edhe për një korrigjim kursi të partisë në të ardhmen pas largimit të kancelares, Merkel.

Në takimin dy ditor, kryesia  e partisë pritet që të nxjerrë një plan veprimi për kongresin e në dhjetor në Hamburg, ku do kurorëzohet njëri nga kandidatët si kryetar i partisë e mënyrën e prezantimit të tyre. Në konferenca rajonale, kandidatët kryesorë, Anneggret Kramp-Karrenbauer, Jens Sphan dhe Friedrich Merz pritet të paraqesin para bazës së partisë në lande programin e tyre. Në deklaratën e përbashkët, krerët e degëve kryesore të CDU në bazë kanë nënvizuar se ata duan të dinë se si kandidatët „do t’i forcojnë dhe përfshijnë degët nga ana politike, strukturore e organizative”. Për CDU është e rëndësishme, tha Daniel Günther, kryeministër i landit Shlesvig-Holshtajn që sa më shumë anëtarë të partisë të „krijojnë një imazh për kandidatët në bazë.” Fakti që ka disa kandidatë, Günther e sheh si shenjë të fuqisë së partisë dhe optimizimit.

Në qendër apo djathtas?

Duket se brenda CDU-së është ndezur edhe debati për orientimin politik të partisë konservatore. Politikani i CDU, Daniel Günther i rekomandon partisë konservatore të mos largohet nga orientimi i saj politik i „qendrës”, i ndjekur në vitet e fundit nga kancelarja Merkel. „Nuk duhet të ndahemi nga kursi i qendrës i viteve të fundit”.  Para fillimit të konferencës në Berlin, Daniel Günther tha, se „kursi i partisë në shkuarën ishte kursi i duhur.” Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Günther del kundër kërkesave të kandidatit, Friedrich Merz dhe sidomos Jens Spahn që kërkon një ndryshim kursi të partisë konservatore dhe kalimin e saj në thelbin e djathtë konservator. Spahn kërkon madje edhe „ndryshim stili” në parti.

Deutschland | Gesundheitsminister Jens Spahn (picture-alliance/NurPhoto/E. Contini)

Sidomos në politikën e migracionit, kandidati Jens Spahn kërkon një politikë më të ashpër. Jens Sphan distancohet nga pakti i migrimit të OKB-së, që është pjesë e debatit aktual, pas largimit të Austrisë prej tij dhe disa vendeve të tjera. „E rëndësishme është që Gjermania të ruajë sovranitetin e saj të kontrollojë dhe kufizojë migracionin”, tha Spahn për „Welt am Sonntag.” Ai kërkoi një verifikim të plotë të paktit. Edhe kryeministri i landit, Renani-Veriore Vestfali, Armin Laschet e paralajmëroi partinë nga një kthesë djathtas në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Merkel/ 60-70% e popullsisë gjermane mund të infektohen nga koronavirusi

SPD në kërkim të rrugëdaljes nga kriza

Konsultime zhvillon edhe Partia Socialdemokrate. Pas rezultateve historikisht të SPD- së, ajo po kërkon tani një strategji të re për daljen nga kriza e thellë, ku ndodhet. Kryetarja e kësaj partie, Andrea Nahles, para konsultimeve dyditore që filluan të dielën në mbrëmje në Berlin, doli në ofensivë. Ajo i tha gazetës “Süddeutsche Zeitung”, se e drejton me „forcë, pasion dhe besim” partinë. „Nëse dikush mendon, se di ta bëjë këtë më shpejt apo më mirë këtë, le të ngrejë zërin”, tha Nahles. Për konsultimet dyditore, Nahles dhe Sekretari i Përgjithshëm, Lars Klingbeil kanë përpiluar një dokument gjashtë faqësh. Por zëvendëskryetari i partisë, Ralf Stegner i krahut të mjaftë brenda partisë, ka paraqitur një koncept të tijin për daljen nga kriza. Aty vihet në pikëpyetje edhe qëndrimi i mëtejshëm i SPD në koalicionin qeverisës në Berlin.

Deutschland Symbolbild CDU und SPD | Merkel und Nahles (picture-alliance/dpa/W. Kumm)

Brenda Partisë Socialdemokrate është ndezur një debat i fortë pas rezultateve rrënuese në zgjedhjet në landet e Hesenit dhe Bavarisë. Zërat kritikë të koalicionit qeverisës kërkojnë daljen nga koalicioni me bazë të gjerë. Pritet që në konsultimet dyditore, SPD të përcaktojë një kuadër kohor për zbatimin e projekteve themelore të qeverisë, që mbajnë vulën socialdemokrate.

Kryetarja e partisë, Andrea Nahles kërkon që të mos merret parasysh kërkesa e një pjese të socialdemokratëve për ta afruar në kohë kongresin e partisë, të planifikuar për fundin e vitit 2019, për të vendosur më herët për të ardhmen e koalicionit. Nahles u shpreh, se SPD duhet tani të flasë për përmbajtje dhe jo debate kohore dhe ndërrim personeli. Megjithatë edhe ajo e pranoi se gjendja e partisë është „shumë serioze.” Një sondazh i Emnid për gazetën „Bild am Sonntag” e nxjerr SPD me 14% të votave, një rënie tjetër e fortë e kësaj partie. Ish-kryetari i kësaj partie, Sigmar Gabriel paralajmëroi nga „humbja e rëndësisë së kësaj partie”. „Duhet shumë përpjekje për ta penguar këtë”, tha Gabriel./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Ndryshim të kufijve në Ballkan?/ Merkel përsërit qëndrimin

LEXO EDHE:  Merkel: Gjermania në valën e tretë të koronavirusit, kthimi në jetën normale...



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Merkel: SHBA gjithnjë partneri më i rëndësishëm i Evropës

LEXO EDHE:  Gjermania merr kurs konfrontimi me Rusinë

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Ndryshim të kufijve në Ballkan?/ Merkel përsërit qëndrimin

LEXO EDHE:  Merkel: Nëse Europa dështon me refugjatët s'do të jetë ajo që kemi dashur



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE