Connect with Us

Shënim/ Po ra Lleshi bie Rama

Aktualitet

Shënim/ Po ra Lleshi bie Rama

Publikuar

-

Ilir Meta sot nuk dekretoi të propozuarin e Edi Ramës për Ministër të Brendshëm. Përtej qëndrimit zyrtar me një fjali se “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm” , ekziston një skenar i qartë pazari nga ana e Ilir Metës.

Gjithçka fillon me SHISH, shkon tek KLSH, tek Banka e Shqipërisë dhe tek garancia që Ilir Meta do për kokën e tij.

Në fakt veprimi i Presidentit është një “grusht shteti” jo me armë e ushtri, por institucional, pasi Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin. Këtë e ka bërë të qartë ish-Presidenti Bujar Nishani një vit më parë, atëherë kur kishim edhe Gjykatë Kushtetuese, që sot mungon dhe Ilir Meta e përdor vakumin institucional për interesa personale.

Por rrëzimi i Sandër Lleshit në fakt rrëzon Edi Ramën. Ilir Meta e di mjaft mirë kaosin që krijon dhe vetë Kryeministri e shprehu shqetësimin e tij për krizën politike ku po futet vendi. Rama menjëherë çoi mesazh tek deputetët e tij duke theksuar “Ne jemi shumica dhe i dalim zot vendit dhe Kushtetutës. Politika është shah mos e harroni”,- shkrunte Rama.

LEXO EDHE:  I dehur, dërgoi mesazhe kërcënuese?/ Pse Meta nuk e dorëzon telefonin në SPAK

Kreu i Qeverisë e di mjaft mirë lojën, presionin dhe pazaret e Metës i njeh si askush tjetër, kanë bërë beteja bashkë kundër Nanos, kundër Berishës, kundër njëri-tjetrit, kundër Bashës, tani sërish po përplasen bashkë.

Rrëzimi i Lleshit në fakt është rëzimi i Ramës, por jo nga Parlamenti siç ndodhi me Fatos Nanon në 2004, por nga Presidenca dhe Rama e këtë herë ka një skenar të provuar në dorë me lojën e Metës që dje goditi Nanon nga Parlamenti dhe sot Ramën nga Presidenca./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Ish deputetja e LSI në pritje të ëmbël/ Zbulon gjininë e foshnjës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka bërë me dije se është në pritje të ëmbël dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ajo ka folur për herë të parë për këtë periudhë me rëndësi në jetën e saj, duke deklaruar se shtatëzania e ka ndihmuar t’i shohë gjërat në një tjetër perspektivë.

Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi. Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, -u shpreh ish-deputetja në një intervistë për ‘Fitstation’.

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës/ Diarre, ke mbetur te fjalori otoman

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi i përgjigjet Ramës/ Diarre, ke mbetur te fjalori otoman



Ajo ka zbuluar se lajmin për shtatzaninë e ka marrë fill pas përfundimit të fushatës, në një periudhë tepër të rënduar sipas saj.

Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e rënduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë”, shprehet Mehmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Humbi nënën nga Covid/ Gazetarja rrëfen përjetimet, apel qytetarëve: Vaksinohuni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa apeloi për vaksinim, si një nga mënyrat për të mbrojtur shëndetin dhe rrezikun nga fataliteti, në një video-mesazh të publikuar mga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gazetarja dhe moderatorja e njohur, Jonida Shehu rrëfen vështirësinë e përjetuar pas humbjes së nënës së saj, pikërisht nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19”, deklaron Shehu.

LEXO EDHE:  Shenim nga Florjon Mima/ Preludi i diktatures te taksave

LEXO EDHE:  “Rama nxit sherre dhe grupazhe ndaj Dritan Lelit/ Arben Malaj ashpërson tonet ndaj Kryeministrit

Gjithashtu ajo tregon se pas nënës së saj, ka patur edhe familjarë të tjerë të infektuar, por që sot janë në jetë falë vaksinimit.



Pas nënës sime kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim” shprehet moderatorja Jonida Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Po lëviznin me shpejtësi/ Makina e policisë përplaset me shtyllën 

Publikuar

-

Nga

Një automjet policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Automjeti i efektivëve është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.



Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së maternitetit të ri në Tiranë dhe raportohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin efektivët. Fatmirësisht ata të cilët ndodheshin brenda automjetit nuk kanë marrë lëndime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE