LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot nudo të Kim Kardashian po shpërthejnë rrjetin sërish, çfarë fshihet pas tyre

3 Nëntor 2018, 21:00, Lifestyle CNA
Fotot nudo të Kim Kardashian po shpërthejnë rrjetin sërish,

Kim Kardashian ka tronditur orët e fundit fansat e saj me disa foto me trupa të ndryshëm nudo. Prej disa ditësh, ylli televiziv kishte lajmëruar se shumë shpejt do të vinte me një surprizë, e cila sapo është hapur. Pas fushatës së saj të parë të KKW Body fragrance, Kim sapo propozoi edhe dy aroma të tjera, KKW Body II dhe KKW Body III, dy nuanca të cilat i përshtaten çdo natyre.

Përmes fotove që Kim ka postuar në Instagram dhe aromës së parfumit të saj, dëshiron të japë edhe një mesazh për gjininë femërore: të ndihen mirë me trupin e tyre.Megjithatë, në vend që të qëndrojë te nuancat femërore të parfumit të ri, Kardashian West ka zgjedhur që propozimet e reja KKW Bady III, erë lulesh pylli, t’i sjellë si një parfum unisex. “Pashë se kishte kërkesa edhe nga fansat e mi që parfumi të kishte një aromë unisex”,- tha Kardashian West. “Edhe make up artist-i im Mario [Dedivanoviç],do t?i përdorë këto nuanca.”

Pra, tani repertori i aromave të Kim përbëhet nga tri aroma të ndryshme, por duke lënë mënjanë çdo lloj hipoteze, në të vërtetë është një ?parfum për të gjithë dhe për çdo rast.?Po cili është çmimi i dy aromave të reja? Çmimi nis nga 60 dollarë dhe, sipas fansave, është një çmim shumë ekonomik. E kuptuat tani? Të gjithë mund ta keni një KIM nudo.

Lajmet e fundit nga