Aktualitet
Ekskluzive/ Sandër Lleshaj do emërohet zëvendës Ministër i Brendshëm

Pas refuzimit nga Presidenti Ilir Meta për të dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm, Edi Rama duket se e ka gati planin B.
Një skenar si ai i vitit 2004 me Fatos Nanon kur ju rrëzuan ministrat, (atëherë nga Parlamenti) pritet të risilllet nga kryeminsitri Rama.
Sandër Lleshaj pritet të emërohet zëvendës ministër i Brendshëm dhe të drejtojë institucionin nga ai pozicion, tha një burim zyrtar për CNA.al. Nga ana tjetër Rama pritet të qëndrojë fort dhe të godasë Presidentin, i cili po provokon një krizë politike në vend.
Teknikisht Rama zgjidh çështjen me emërimin e Llleshit si zëvendës ministër ndërsa politikisht pritet të shohim skenarët e përpasjes.
emërimin e Lleshit si zv/ministër e ka paralajmëruar dhe gazetari Mero Baze në një editorial të tij. Baze shkruan “kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se Ministria e Brendëshme do të drejtohet nga Sandër Lleshaj, duke e emëruar zëvendësministër të brendshëm”.
Tani pritet vetëm shkresa e Ramë dhe më tej beteja në parlament.
Propozimi i Ramës për emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të Sandër Lleshit erdhi një javë më parë, pas njoftimit për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt./ CNA.al