LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet e reja 'fundosin' Martinajn/ Ja kërkesa e Prokurorisë për biznesmenin

3 Nëntor 2018, 14:53, Aktualitet CNA
Detajet e reja 'fundosin' Martinajn/ Ja kërkesa e

Ervis Martinaj, i plagosuri i atentatit në ish-bllok aktualisht ndodhet në ?arrest me burg?, ndërsa tre ditë më vonë i mbaron afati 30-ditor.

Por një detaj që nuk ishte publikuar më parë është fakti se Ervis Martinaj gëzon dy identitete, një shqiptar i njohur si Ervis Martinaj dhe një kosovar i njohur si Admir Koca.

Për këtë fakt Prokuroria ka kërkuar ?arrest me burg pa afat? për  biznesmenin Ervis Martinaj pas provave të reja të gjetura për rolin e tij në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.

Kujtojmë këtu se nga ekspertimi që i është bërë telefonit të Martinajt në Izrael janë zbardhur dhe bisedat e kryera prej tij natën e ngjarjes ku u kërkon personave të rrethit të tij shoqëror të marrin armët e të shkojnë tek lokali i Redi Popeskut në zonën e Bllokut pasi kishte një konflikt.

Kërkesa e Martinajt që njerëzit e tij të shkonin me armë tek vendi ku ndodhi ngjarja kishte ndodhur pas një takimi që ai kishte lënë me Ervin Matën. Nga ekspertimi i telefonit është zbuluar se natën e ngjarjes ora 21:17 minuta Martinaj ka komunikuar në ëhats app me personin  e regjistruar me emrin Boli ku ka lënë vendin e takimit.

Sipas prokurorisë takimi i Martinajt me Matën nuk ka qenë rastësor./ CNA.al

Lajmet e fundit nga