Connect with Us

Çfarë po ndodh në mazhorancë?/ Analisti zbulon parapaskenat e largimit të Xhafajt

Aktualitet

Çfarë po ndodh në mazhorancë?/ Analisti zbulon parapaskenat e largimit të Xhafajt

Publikuar

-

Analisti Mustafa Nano,  ka komentuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm, rreth një javë më parë.

Në një intervistë për “MAPO”, Nano tha se një ndër arsyet e largimit të Xhafajt, është se Rama mund të ketë parë që i ka dalë nga kontrolli dhe e ka shkarkuar.

“Mund të ketë ndodhur pra që Rama ka parë se Xhafaj po i dilte nga kontrolli me angazhimin e policisë në një numër goditjesh të forta brenda mazhorancës. Dhe ka qenë një prononcim i Ramës në një aktivitet në Myzeqe që e ushqen këtë spekulim. Ai, nga pozitat e kreut të PS-së që po shpërndante tesera partie, i tha një vajze të sapoanëtarësuar në PS se – po e perifrazoj – “qenia në një parti shoqërohet me mungesën e lirisë, me fjalë të tjera me detyrimin për të mos dalë kundër partisë e njerëzve të partisë”.-tha Nano.

LEXO EDHE:  Rama i kthehet “luftës” politike/ Mbledh komisionin për shkarkimin e Metës

Ndërsa më tej, ai nuk përjashtoi edhe mundësinë që Xhafaj mund ta ketë dhënë dorëheqjen edhe për shkak të një “borxhi”.

“Mund të ketë ndodhur edhe që Xhafaj ta ketë dhënë dorëheqjen edhe për shkak të një “borxhi”,  në të cilin ai ishte “futur”, pasi Rama i ishte ndodhur pranë në të gjithë periudhën, në të cilën opozita po e mbante nën një breshëri të fortë goditjesh. Dhe ky borxh ishte një gjyle në këmbët e tij. Është e tmerrshme të punosh nën presionin e një borxhi. Dhe ky borxh nuk e linte të punonte, nuk e linte të godiste nga të gjitha anët, siç do t’i kishte hije policisë dhe siç do kishte dashur vetë Xhafaj. Dhe kështu ka marrë vendimin që të largohet.”-tha Musfata Nano.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Bert

    3 Nentor, 2018 at 2:23 pm

    O zot çfare mendimi analitik.Analistet arnautas jane te cmendur komplet.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Rama publikon rrugën e re Banjë-Gramsh/ Komentuesit: Populli po vdes për bukë

LEXO EDHE:  Rama publikon rrugën e re Banjë-Gramsh/ Komentuesit: Populli po vdes për bukë

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE