LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Askush nuk do mund ta përdorë Whatsappin tuaj në të ardhmen, fillon instalimi i Touch dhe Face ID

3 Nëntor 2018, 11:25, Lifestyle CNA
Askush nuk do mund ta përdorë Whatsappin tuaj në të ardhmen,

Nëse deri tani keni përdorur programe të ndryshme në telefonin tuaj që të ruani privatësinë e mesazheve në Whatsapp, nuk do të jetë më nevoja. Ekipi i aplikacionit në pronësi të Facebook, është duke punuar prej kohësh për një opsion të ri, i cili do bëjë të mundur që privatësia juaj të mos cënohet nga askush.

Fillimisht do jenë përdoruesit e iPhone që kanë të instaluar IOS 8, të cilët do kenë të mundur që Whatsapp-in e tyre ta hapin vetëm me prekjen  e gishtit. Ndërkohë ata që zotërojnë një iPhone X, Xr, Xs apo Xs Max mund të përdorin dhe Face ID.

?Webatinfo? tregon se këto dy opsione janë ende në zhvillim por shumë shpejtë do të jenë gati që të përdoren. Sigurisht që përdoruesit do e kenë si opsion nëse duan ta shfrytëzojnë apo jo. Kështu nëse doni që miqtë tuaj mos ju kontrollojnë mesazhet apo e keni privatësinë të shenjtë, tek ?Settings? mund të aktivizoni Face apo Touch ID dhe vetëm ju mund ta hapni Whatsappin.

Opsioni i ri shtohet gjithashtu jo vetëm për komoditetin e përdoruesve por edhe për të shtuar sigurinë nga hackerat të cilët kohët e fundit kanë rritur sulmet e tyre ndaj account-eve në Whatsapp. Për shumë, Face ID është forma më e lartë e sigurisë që një aplikacion mund të ketë dhe për këtë arsye Whatsapp mund të shëndrrohet një nga programet e mesazheve më të sigurta në botë.

Lajmet e fundit nga