LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“70 % e familjeve shqiptare në mjerim”/ Rama replika me komentuesit, pranon varfërinë ekstreme

3 Nëntor 2018, 12:34, Aktualitet CNA
“70 % e familjeve shqiptare në mjerim”/ Rama replika me

Kryeministri Rama ka publikuar sot në faqen e tij në rrjetet sociale, një video të një familje në Bulticë Vaqarr, të cilët jotonin në kushtet e një varfërie ekstreme.

Nga video mësohet se pas vizitës së kryeministrit në këtë shtëpi është punësuar kryefamiljari, Eugent Xhabafti si dhe ka filluar rindërtimi i banesës, e cila ishte pothuajse e rrënuar.

Por, pas postimit të kësaj video, qytetarët kanë shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Rama.

Një qytetar shkruan se 70% e popullsisë në Shqipëri jeton në varfëri dhe se ndihma ndaj një familje nuk është e mjaftueshme. ?bravo te qofte edo mu be qefi shume per kete familje .po duhet pune akoma sepse 70 peqind e shqiptarve keshtu jane. rrofte shqiperia e lir pa hajdute.?-shkruan qytetari.

Por, Rama mesa duket sot ka pasur kohë mjaftueshëm për të replikuar me qytetarët në rrjetet sociale, dhe ka reaguar ndaj komenteve. ?Jo xhan jo, keshtu s’jane as 1 perqind jo 70 perqind e shqiptareve, se po te ishin keshtu 70 perqind do i shihnim njerezit shtrire rrugeve, keshtu qe varferi ekstreme ka, po ka shume shume shume me pak se sa 20 vjet me pare!?-shkruan Rama.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan ?Z.Kryeminister nuk e kuptoj se qeveria eshte kthyer ne organizate bamirese qe rregullon familje te vecanta apo ka per detyre qe me politikat e saj te rrisi mireqenien ekesaj kategorie njerezish?. Ndërsa Rama sërish është përgjigjur ?Keto nuk perjashtojne njera-tjetren Agim, e kam shpjeguar disa here edhe ketu, po do kesh qene i zene me pune me te rendesishme! Te uroj shendet e kalofsh mire?.

Por, këto nuk janë të vetmet kritika ndaj kreut të qeverisë.

Një tjetër shkruan ?Zoti Kryeminister mos valle duhet te fillonte Bay-pass i Fierit Dhe Bay-pass i Vlores deri ne Himare …per 7 muaj vjen sezoni dhe nuk duam te heqim ato qe heqim c’do vite…nese doni qe te vin Turistet duhet te kishit filluar i nderuar Kryeminister jemi shume vone !!!!!?.

Më tej, një tjetër qytetar vë sërish thekson te varfëria, ndërsa shprehet se ?Si keta te varfer ka shume z.kryeminister ndaj mer ne konsiderate ose ngrej nji grup pune per te pare me konkretisht familje te tilla qe jetojne ne varferi extreme me qellim per te kthyer normalitetin edhe per keta shpreshumbur?!(?.

?Ndihmuat 1 familje dhe do nxirni 1001 familje ne rruge te madhe ne unaze te re… Projektet te vazhdohen por me kushtin qe njerzit te mos ngelen pa shtepi. Rezultati 1001 pa shtepi – 1 e bet me shtepi = 1000 pa shtepi.?-shkruan qytetari.

Lajmet e fundit nga