LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

44 mijë euro nata, hapet vila e parë luksoze nënujore ku mund të flini me peshqit

3 Nëntor 2018, 12:40, Aktualitet CNA
44 mijë euro nata, hapet vila e parë luksoze nënujore ku mund

Klientët në ishullin Conrad Maldives Rangali tani kanë mundësinë që të flenë me peshqit.

Resorti turistik ka hapur atë që besohet të jetë vila e parë nënujore në botë ? dhe imazhet tregojnë se do të jetë një nga dhomat më të preferuara të hoteleve në botë.

Për super-të pasurit, një natë romantike me peshqit do të kushtojë 44 mijë uro.

Vila është me dy kate, një që qëndron mbi dhe një tjetër 5 metra nën ujë. Suita luksoze ka një dhomë gjumi, një dhomë ndenjeje me të bollshme, tualet dhe sigurisht muret e xhamit që që mysafirët mund sodisin gjallesat e detit kudo që nëpër resort.

Suita e quajtur Muraka, ka marrë rreth 15million dollarë për t?u ndërtuar dhe do t?u japë vizitorëve pamje të mahnitëse të Oqeanit Indian.

Vila nënujore është e lidhur me kuvertën e sipërme me anë të një shkalle spirale.

 

Lajmet e fundit nga