LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video ekskluzive-Durrësin e “pushtojnë” plehrat/ Studentët në protestë

2 Nëntor 2018, 11:31, Aktualitet CNA
Video ekskluzive-Durrësin e “pushtojnë” plehrat/

Studentët e universitetit ?Aleksandër Moisiu? në Durrës kanë zhvilluar sot një protestë për problemin me të madh mjedisor djegien e plehrave të qytetit një kilometër larg prej godinave ku studiojnë me orë të tëra.

?Djegia e plehrave në Porto-Romano është, hapur në shkelje me ligjin, por sikur të mos mjaftonte kjo jetë njerëzish rrezikohen çdo ditë në këtë zonë. Jeta e studentëve që shumicën e kohës e kalojnë pranë Universitetit është seriozisht e rrezikuar nga mbetjet kancerogjene që digjen pa asnjë lloj kriteri, dhe jashtë çdo standardi?, deklaruan studentët.

Ata kanë bërë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate ose përshkallëzimi i protestave do të jetë e pashmangshme.

?Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, studentëve, stafit akademik dhe administratës është më e rëndësishme se të gjitha. Kjo kauzë është për jetën dhe askush nuk mund të vazhdojë më frekuentimin e këtyre ambienteve, pasi jeta jonë është në fije të perit?, u shprehën studentët.

Lajmet e fundit nga