LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ultimatumi për ndërkombëtarët/ Mbani fjalën që keni dhënë për hetimin e Tahirit

2 Nëntor 2018, 15:38, Aktualitet CNA
Ultimatumi për ndërkombëtarët/ Mbani fjalën që

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është shprehur se ndërkombëtarët ishin zotuar se do do të mbylleshin çështje të rëndësishme, siç ishte ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Gjatë një interviste në studion e emisionit ?Top Talk? në Top Channel Bylykbashi u vuri ultimatum ndërkombëtarëve, duke thënë se ata duhet ta mbajnë zotimin e dhënë dhe se peshqit e mëdhenj duhet të jetë pas hekurave.

?Ndërkombëtarët duhet të mbajnë zotimin e dhënë. Bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj pas hekurave. Ndërkombëtarët  thanë se shumë shpejt do të vendosej drejtësia për rastet klamoroze, siç ishte rasti i Tahirit. Rasti i Tahirit ndryshon në karakteristikë nga rasti Xhafaj, por kemi sot bandat që po prodhojnë pushte për llogari të Edi Ramës. Kemi rastin e Durrësit. Kemi kryetarin e Bashkisë që ka krijuar një lloj komisioni që ndan territorin për të mos pasur përplasje. Kjo është edhe në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Tiranë?, – vazhdoi deputeti i PD-së.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se kryeministri Edi Rama e ka Prokurorinë për të prishur hetimet për çështjet e mëdha, si  ajo e ish-ministrit Tahiri dhe Shullazit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga