LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Stop” zbulon skandalin e radhës të Nikollës/ Çfarë ndodh në gjimnazin e Korçës

2 Nëntor 2018, 19:36, Aktualitet CNA
“Stop” zbulon skandalin e radhës të Nikollës/

Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Stop? në Tv Klan është transmetuar një skandal, i cili prek ministrinë e Arsimit, e cila është në drejtimin e Lindita Nikollës.

Një gjimnazist me emrin David Këllëzi, i cili ka ngelur në vitin e dytë nuk është lejuar të ndjekë më studimet në  gjimnazin “Raqi Qirinxhi”.

Drejtoresha e këtij gjimnazi se thënë se shkolla ka një rregullore të brendshme dhe nëse një nxënës ngel nuk futet më në shkollë.

?Davidi të regjistrohet në shkollë profesionale të marri zanat? ? ka thënë drejtoresha e shkollës.

Por pas këmbënguljes të gazetarëve të Stop, nxënësi e ka filluar shkollën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga