LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhet e Ramës "hanë" ministra/ Kush e ka radhën?

2 Nëntor 2018, 10:30, Aktualitet CNA
Sondazhet e Ramës "hanë" ministra/ Kush e ka radhën?

Kryeministri Edi Rama etalon kryesor të performacës së tij qeverisëse ka sondazhet.

Këtë fakt nuk e mësuam sot, por ditët e fundit është bërë edhe më evident pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

CNA.al ka mësuar se kryeministri Rama ka një zyrë vetëm për sondazhe dhe testime të opinionit publik. Sondazhe të cilat përfshijnë përceptimin e ministrave në opinion, problematikat e ndryshme të publikut etj.

Disa ditë më parë në një dalje televizive kryeministri e pranoi dhe theksoi se gazetarët përtej shkrimeve duhet të bëjnë sondazhe dhe të bëhën zedhënës të opinionit publik dhe jo kazanit. Gjithçka Rama e theksoi në emisionin ?Dritare? të Rudina Xhungës, ku kishte përballë një panel gazetarësh.

Rama i mëshonte faktit se zhvillonte sondazhe, prej të cilave lexonte perceptimet e opinionit, në lidhje me qeverisjen, opozitën, por edhe cështjet e mprehta të ditës.

Por që sondazhet hanë koka ministrash dhe do ketë të tjerë pas Fatmir Xhafës, e mësuam dje publikisht nga gazetari kosovar Baton Haxhiu. Ky i fundit për shkak të miqësisë më Ramën, më shumë di se çfarë ndodh në Shqipëri, kush rri e kush ikën, sesa në Kosovë, ku ka dhe qendrën e tij.

Batoni dje në një nga studiot mediatike deklaroi se kryeministri Rama e hoqi Fatmir Xhafën pas disa sondazheve, ku ministri i  Brendshëm perceptohej më problematiku nga opinioni publik. Haxhiu theksoi se të tjerë ministra e kishin rradhën pas Xhafës dhe kjo sipas sondazheve të përditshme që kryente kryeministri Rama.

Dje Batoni me qëndrimet e tij dhe deklaratat publike përforcoi atë që kishte deklaruar vetë kryeministri, besueshmërinë dhe leximin që ai u bëntë sondazheve përpara se të merrte vendime. Tani nuk ngelet gjë tjetër  veçse të presim sondazhin e rradhës dhe reagimin e kryeministrit.

Po sikur shqiptarët të kërkojnë largimin e Edi Ramës me gjithë ministrat e tij, si do bëjë vallë kryeministri ynë? Kësaj pyetje Baton Haxhiu pritet t’i përgjigjet pas një udhëtimi me charter me kryeminstrin, ku do t’i raportojë edhe për ministrat që u interesuan pranë tij për sondazhet dhe se kush e ka rradhën për t’u larguar që të shpëtojë kryeministri./ CNA.al

Dorëheqja e Xhafajt/ Gazetari paralajmëron largime të tjera

 

Lajmet e fundit nga