LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i Saimir Tahirit/ Ish-ministri "shkund" politikën

2 Nëntor 2018, 10:24, Aktualitet CNA
Rikthimi i Saimir Tahirit/ Ish-ministri "shkund" politikën

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas një heshtje për rreth një vit, ditën e djeshme shënoi një rikthim të tij, që bëri jo pak bujë në media, dhe jo vetëm.

Rreth një javë më parë, mjaftoi vetëm paralajmërimi i një konference për shtyp nga ana e Tahirit, që të trazoheshin ?ujërat? në Partinë Socialiste.

Fatmir Xhafaj, për të cilin shpesh herë në qarqet mediatike është folur se ka qënë një ndër armiqtë e Saimir Tahirit, ditën e shtunë papritur dha dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, ditën e djeshme Tahiri gjatë konferencës për shtyp, mbajti një fjalim të gjatë ku nuk la pa shigjetuar që nga opozita, ambasadorët, atë që ai e qunte ?dora e zezë?, apo edhe të tjerët që u bënë bashkë me ta, duke nënkuptuar edhe armiqtë e tij brenda PS-së.

?Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Bilbila e kopila u bënë bashkë të më fusnin në burg dhe unë ua bëra qejfin dhe kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më sollën vendimin e pushimit të hetimit?- tha ndër të tjera Tahiri.

Ai u tregua mjaft i ashpër me deklaratën e tij, ndërsa thoshte ?boll më?, duke dhënë paralajmërime të forta për të gjithë ata që kërkuan arrestimin e tij.

Por, Tahiri nuk u mjaftua me një konferencë të gjatë për shtyp. Mbrëmjen e djeshme, ai u shfaq në një nga emisionet më të ndjekura të politikës. Nga studio e emisionit ?Opinion?, Saimir Tahiri la të nënkuptohet një rikthim i fuqishëm i tij në politikë. Ndoshta me përplasje të forta në PS, ndoshta me krijimin e një partie të re. Gjithçka pritet ta shohim në ditët në vijim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga