LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi nacionalist i Ramës për ngjarjen e Bularatit/ Mustafaj tregon se çfarë fshihet pas

2 Nëntor 2018, 16:53, Aktualitet CNA
Reagimi nacionalist i Ramës për ngjarjen e Bularatit/ Mustafaj tregon

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, pas ngjarjes së Bularatit.

I ftuar në studion e lajmeve të News 24, Mustafaj u shpreh se reagimi ishte populist, jo profesional dhe mund të ketë pasoja ndërmjet dy vendeve.

Sipas Mustafajt, Rama e shfrytëzoi këtë ngjarje për të larguar vëmendjen e opinionit publik, pasi është në qendër të kritikave.

“Reagimi i ramës ishte hipokrit, populist, jo profesional, jo në vendin e duhur. Reagim që mund të ketë pasoja për marrëdhënien mes dy vendeve. Kryeminsitri duhet të flasëpër të ulur gjakrat ndërmjet palëve. Duke parë se është në qendër të kritikave për skandalet, ai mendoj se erdhi një rast për të larguar vëmendjen e opinionit publik dhe të marrë flamurin e nacionalistit. Reagimi i Ramës ishte i padenjë”, tha Mustafaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga