LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbante kokën e saj të prerë në duar, vogëlushja dyvjeçare bëhet hiti i internetit

2 Nëntor 2018, 20:00, Lifestyle CNA
Mbante kokën e saj të prerë në duar, vogëlushja

Dyvjeçarja Maya Hwang, e cila për Halloween mbante një kostum realisht të frikshëm, të stiluar nga nëna e saj është bërë sensacioni i ri i internetit.

Nëna e vajzës, Krystel ka shpenzuar dy ditë në shtëpi duke e qepur kostumin, dhe koha e harxhuar ia vlejti pasi kostumi i vajzës së saj të fuste të dridhurat.

Me kostumin e Halloween-it veshur, vajza e vogël ngjan sikur po mban në dorë kokën e saj të prerë.

Veshja me lule ka një hapje në kraharor, e cila e lejon Maya-n që të nxjerrë kokën dhe të duket sikur në fakt po qëndron në pjatë e shkëputur nga trupi.

Motra 6-vjeçare e saj, Charlie, ecte bashkë me të duke mbajtur një thikë ? dhe natyrisht një shportë të zbukuruar të kungujve për të mbledhur ëmbëlsira nga fqinjët.

Jo të gjithë kostumet e Halloween-it mund të jenë të frikshëm, por ai që vogëlushja Maya kishte veshur dukej aq real sa të fuste të dridhurat.

Një video e tyre e shpërndarë në internet është parë më shumë se 20 milionë herë. 

Lajmet e fundit nga