LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër armiqtë e pushtetit të Edi Ramës

2 Nëntor 2018, 09:45, Aktualitet CNA
Katër armiqtë e pushtetit të Edi Ramës

Kryeministri i vendit duket përballë një ekuacioni mjaft të vështirë dhe një beteje që po përfshin Partinë Socialiste. Katër armiqtë e pushtetit të Edi Ramës janë besnikë, por edhe kundërshtarë të tij.

I fundit Fatmir Xhafaj, i larguar nga detyra e ministrit të Brendshëm, një personazh i shumë akuzuar, i cili rrezikoi deri karrigen e Edi Ramës për lidhjet e tij familjare me krimin, por edhe për faktin se fillimisht pati mbështetje ndërkombëtare pas drejtimit që i bëri procesit të Reformës në Drejtësi.

Erjon Veliaj një vegël e Ramës, futur në PS nga dritarja prej tij, duket një tjetër njeri ambicioz, i cili kërkon të trashëgojë partinë që dikur e luftonte me gurë. Veliaj ka mbështetjen e çdo klani që ka nevojë për leje pallatesh apo të pakënaquri nga Rama.

I treti në radhë është Ilir Meta, armiku dhe aleati i Ramës, dalë nga PS. Meta është mbështetës i Veliajt dhe e shikon këtë të fundit si trashëgimtar të Ramës në PS. Presidenti gjoja jashtë politike mbështet dyshen Veliaj ? Xhafaj në çdo lëvizje brenda PS-së, kjo edhe për faktin se ata janë edhe kundërsharë të ?armikut? të tij Saimir Tahirit. Meta ecën me parimin ?armiku i armikut tim është miku im?.

I katërti rrezik për kryeministrin është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit nuk pranoi të hidhej në koshin e politikës dhe të lihej jashtë fushë betejes. Dje Tahiri u rikthye, tërhoqi vëmendje dhe filloi sulmin e tij, premtoi dhe hakmarrje ndaj të gjithë atyre që e luftuan brenda PS-së fillimisht dhe dyshja e akuzuar është Veliaj-Xhafa.

Tashmë pritet vetëm beteja e 4 armiqve të Ramës, tre pej të cilëve kërkojnë kokën e tij dhe i fundit pritet të kthehet në mbrojtësin kryesor të kryeministrit duke i qëndruar përballë kundërshtarëve të përbashkët në PS.

Por këta katër armiq përtej betejës brenda PS-së, duket të jenë edhe armiqtë e pushtetit të Edi Ramës, jo vetëm për akuzat dhe skandalet, por edhe për pasojat që mund të sjellë beteja e tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga