LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidatura e Sandër Lleshit/ Zbulohet qëllimi i fshehur i Ramës

2 Nëntor 2018, 20:20, Aktualitet CNA
Kandidatura e Sandër Lleshit/ Zbulohet qëllimi i fshehur i Ramës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka komentuar kandidaturën e Sandër Lleshit, të propozuar nga kryeministri Edi Rama, për të zëvendësuar të dorëhequrin, Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm.

Duke folur nga studio e emisionit ?Zonë e Lirë? Basha është shprehur se ky veprim i Ramës, përfaqëson kapjen totale të ministrisë së Brendshme.

Kryetari i PD-së ka thënë më tej, se Lleshi vjen pa përgjegjësi politike dhe është 100% vullnet i Ramës.

“Ajo që ka interes për publikun është çka presin nga një emërim i tillë. Një person që nuk ka rol politik. Vjen pa përgjegjësi politike. Ai është 100% aty si shkak i vullnetit të Ramës. Kjo përfaqëson kapjen totale të ministrisë së Brendshme. Ministër i Brendshëm që prej largimit të Xhafës është vetë Rama”, tha Basha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga