Kryesore Show Biz
“Ertrugul” i befason të gjithë, merr këtë vendim të rëndësishëm

Aktori i famshëm turk, që u bë i njohur në Shqipëri si ‘Ertugrul’, është shfaqur në një projekt të ri. Nuk bëhet fjalë për film, por për një emision televiziv.
Engin Altan Düzyatan do jetë moderator i një ‘Quizz Show’ të titulluar ‘3 në 3 histori’ në televizionin TRT. Programi i tij konsiston në një garë mbi historinë e Turqisë dhe të botës.
Konkurrentët do të përballen me 15 pyetje. Nëse i përgjigjen saktë të 15-të pytetjeve atëherë konkurrentët do të fitojnë çmimin e madh. Emisioni do të jepet çdo të mërkurë dhe të enjte në orën 20:00.
Mediat turke po flasin për një distancim të tij nga serialet dhe filmat. Mesa duket aktori po tenton të bëjë sukses si moderator televiziv.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania