LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekretimi i Sandër Lleshit/ Meta surprizon me përgjigjen e tij

2 Nëntor 2018, 19:13, Aktualitet CNA
Dekretimi i Sandër Lleshit/ Meta surprizon me përgjigjen e tij

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Fakt? të gazetarit Çim Peka.

Meta është pyetur nga gazetari në lidhje me dekretimin e propozimit të kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi, për postin e ministrit të Brendshëm, të lënë bosh nga i dorëhequri, Fatmir Xhafaj.

Gjatë fjalës së tij, presidenti është shprehur se nuk ka vendosur ende për të firmosur dekretin e Lleshit.

?Do gjej kohën e duhur, për të marrë vendimin e duhur. Presidenti ka për detyrë për të ushtruar të gjitha detyrimet kushtetuese për çdo propozim që i bëhet. Nuk mund të hedh firmë për dekrete formale e aq më tepër për një detyrë të tillë që në momentin aktual, kërkon përgjegjshmëri. Do të marr vendimet e mia, pa u ndikuar nga askush, as nga orët dhe sekondat. Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Ua kam thënë të qartë kam bërë punën time institucionale, kam bërë përpjekjet e mia, kam qenë mjaft bashkëpunues me institucionet dhe personat e interesuar për këtë çështje, dhe unë i marr vendimet e mia pa u ndikuar nga askush. Më duket se Kushtetuta është shumë e qartë, presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Nëse do të kishte firmë nuk do ta lija ta shpallja në zyrën tuaj?, u shpreh Meta. /CNA.al

Lajmet e fundit nga