LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkëpunimi me Ramën/ Ish-deputeti vë me shpatulla pas muri Bashën

2 Nëntor 2018, 17:17, Aktualitet CNA
Bashkëpunimi me Ramën/ Ish-deputeti vë me shpatulla pas muri

Ish-deputeti spcialist në qeverinë Rama 1, Eduard Ndocaj, ka komentuar situatën politike në vend, ku ka shigjetuar edhe kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Duke folur nga studio e lajmeve të Fax News, Ndocaj është shprehur se fajtore për gjëndjen në të cilën ndodhet Shqipëria është edhe opozita.

Sipas tij, opozita bashkëpunon me qeverinë, pasi do ta kishte rrëzuar tashmë, po të kishte shfrytëzuar siç duhet të gjitha skandalet. Më tej Ndocaj ka shtuar se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme.

‘Opozita është bashkëpunuse me qeverinë. Ka qenë bashkëpunuse. Po të kishte shfrytëzuar skandalet, do ta kishte rrëzuar këtë qeveri. Opozita nuk është me nxjerr fakte. Opozita është ti marrë kauzat seriozisht, të organizojë qytetarët shqiptarë dhe të organizojë vendin ta çojmë në zgjedhje të parakohshme, sepse kjo qeveri është banditeske’, tha Ndocaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga