LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Zbardhet identiteti i viktimave

2 Nëntor 2018, 16:02, Aktualitet CNA
Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Zbardhet identiteti i viktimave

Një aksident tragjik u regjistruar rreth orës 15:00 në autostradën Milot-Rrëshen, në vendin e quajtur Fang.

Sipas burimeve të policisë dy makina njëra tip ?Volkswagen? dhe tjetra tip ?Mercedes Benz?, janë përplasur me njëra tjetrën.

Për pasojë dy drejtuesit e mjeteve, 63 vjeçari me iniciale J.S dhe 52 vjeçari me iniciale M.K, kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë. Këta të fundit janë nisur menjëherë me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Policia  ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Mirditë
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volksëagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz  dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga