LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terrorizoi fshatin me automatik/ I riu e pëson keq

1 Nëntor 2018, 12:41, Aktualitet CNA
Terrorizoi fshatin me automatik/ I riu e pëson keq

Një person është vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi ka qëlluar me automatik pranë banesës së tij. Kanë qenë banorët ata që njoftuan policinë, e cila vendosi menjëherë në pranga 22 vjeçarin, Edison Ajazi, banues në Fushë-Krujë.

Arrestimi i Ajazit u bë në lagjen ?Magaze?, ku ndodhet edhe shtëpia e tij. Policia gjithashtu ushtroi kontroll në banesën e 22 vjeçarit, ku gjeti një armë zjarri automatik model 56 dhe një krehër me 15 fishekë.

Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Krujës për veprën penale ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit?. /CNA.al

12:33 Aktualitet

Çibanizmi

Nga Ilir Levonja* Sa herë që ndodh diçka mes Shqipërisë dhe ...

Lajmet e fundit nga