LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri pranon korrupsionin në rradhët e Policisë së Shtetit

1 Nëntor 2018, 21:36, Aktualitet CNA
Tahiri pranon korrupsionin në rradhët e Policisë së Shtetit

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur në lidhje me kanabizimin e Shqipërisë, gjatë kohës kur ishte në detyrë.

Duke folur nga studio e ?Opinion?, Tahiri është shprehur se  ky fenomen ka nisur që përpara vitit 2010 dhe ishte i përhapur në të gjithë Shqipërinë.

Ndër të tjera Tahiri është shprehur se kanabisi është një fenomen që has në korruptimin e forcave të policisë dhe administratës.

?Ky fenomen ka nisur që përpara vitit 2010. Shqipëria ka qenë me kanabis jo vetëm në Lazarat por edhe në Berat, Fushë-Krujë,  Malësi e Madhe,kudo në Shqipëri. Kjo luftë nuk mbyllet brenda një viti. Është fenomeni që nxitet nga varfëria, jo nga bandat kriminale. Nxitet nga mundësia për prosperitet ekonomik. Është një fenomen që has në korruptimin e forcave të policisë dhe administratës. Kur unë kam marrë detyrën janë të proceduar për korrupsion dhe shpërdorim detyrë 1800 policë?, tha Tahiri. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga