Connect with Us

Situata është dëshpëruese/ Ish-ministri i Ramës thirrje opozitës dhe shqiptarëve

Aktualitet

Situata është dëshpëruese/ Ish-ministri i Ramës thirrje opozitës dhe shqiptarëve

Publikuar

-

/
petrit vasili nuk permbahet ndaj rames

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale, shkruan se situata në vend është shumë dëshpëruese, kjo për shkak të politikës që po denigron çdo ditë e më tepër vendin.

Sipas Manjanit në këtë situatë, në Shqipëri as mazhoranca dhe as opozita nuk japin më shpresë, duke kërcënuar kështu seriozisht demokracinë.

Më tej ish-ministri është shprehur dhe i ka bërë thirrje opozitës e gjithë shqiptarëve, që të luftojnë fort dhe ta bëjnë Shqipërinë sërish tonën, ose siç shkruan Manjani, “Make Albania Home Again”.

Postimi i plotë:

Make Albania Home Again.
————
Jam i bindur se sot nese thirren zgjedhje, shumica dërrmuese e votuesve nuk dëshirojnë të votojnë.

Janë shumë shqiptarë të neveritur nga politika dhe që jetojnë në ndjesinë e mungesës së shpresës.

Pa dyshim arroganca e qeverisë dhe dobësimi i opozitës janë shkaqet e dukshme. Në thelb kjo lloj politike nxit largimin e njerëzve nga vendi dhe nga dëshira për të marrë pjesë në politikë.

Çështja është se me ketë sjellje ne nuk rrezikojmë thjesht fatin e opozitës së sotme, por DEMOKRACINË.

Kjo situatë, ku njerëzit largohen, nuk marrin pjesë, frikësohen, blihen, mbyllin gojën çon natyrshëm në diktaturë!

Në mono-partizëm jemi, por pushtetit nuk i mjafton asnjëherë kjo. Ai do kontrollin e mendjes së çdo shtetasi. Dhe kjo gjë po vjen është reale!

Është shqetësuese shumë fakti që shqipëria militante quan “fajtorë” denoncuesin dhe jo kriminelin! Ky është konstatim i frikshëm për një shoqëri demokratike.

Qeveria e fortë ka luksin të bëjë çtë dojë me vendin, ashtu siç ka dhe luksin të fyjë popullin.

Edi Rama dhe eksponentë të tjerë, në vend të ishin në burg, etiketojnë njerëzit me fjalë të tilla si “grup zoologjik”, “larva”, “vemje”, “të q…. Robt”, “ qenef”, “mbejte e biodegradueshme”, “ bir kurve”, etj etj…

LEXO EDHE:  Iu arrestua vëllai/ Jep dorëheqjen Drejtori i Patentave

Në asnjë standart të të bërit politikë këto fjalë nuk gjenden! Por këtu përdoren për të rrudhur gjithnjë e më shumë opozitën dhe për të trembur të tjerët që nuk e duan qeverinë, të mos bashkohen me të (opozitën).

Kështu njerëzit tremben, nuk shohin shpresë dhe ikin!

Ka shumë kritizere që këtë faj e kërkojnë tek Opozita. Nuk i kontestoj aspak, por kjo nuk mund të çojë ujë në mullirin e diktaturës më të re që po troket.

Edhe unë mendoj se barra kryesore për të sjellë shpresën në këtë vend i mbetet natyrshëm opozitës.

Ndaj detyra tani është hartimi i një projekti përfshirje të madhe politike. Duhet rikthyer shpresa se ky vend do bëhet me shqiptarë dhe jo me emigrantë!

Është fjala për një projekt të madh që kërkon energji, ide dhe bashkbisedim jo më me struktura partish, por me njerëz në çdo lagje, pallat e pse jo shtëpi.

Duhet të kuptohet mirë se më mirë në shtëpi pa bukë se azilant pa shtëpi!

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe për të ata duhet të vendosin vetë.

Nuk mund të jetë legjitime asnjë qeveri apo opozitë të vendosë për vendin ku ata që nuk votojnë janë më shumë se ata që votojnë!

Zgjidhja është të bëjmë-në fakt është- Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Make Albania Home Again. Kjo është sfida dhe zgjidhja jonë e përbashkët/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Papa Françesku vizitoi të dielën një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos për të shprehur mbështetjen për ta. Ai kritikoi ashpër indiferencën e treguar nga Evropa, e cila ka përdorur fondet e përgjithshme për të ndërtuar mure për bllokimin e emigrantëve.

Gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos, Papa Françesku dënoi shfrytëzimin e çështjes së refugjatëve për propagandë politike. Ai u përshëndet nga dhjetra njerëz, përfshirë fëmijë, në kampin Manvrovouni, ku ndodhen rreth 2,300 refugjatë.

“Unë erdha këtu përsëri, për t’ju takuar dhe për t’ju siguruar që jam pranë jush. E them këtë me gjithë zemër”, tha Papa Françesku në një fjalim para një grupi refugjatësh.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër indiferencën dhe interesin vetjak të treguar nga Evropa në qasjen ndaj krizës së emigrantëve.

“Është shqetësuese të dëgjosh për propozime që fondet e përbashkëta të përdoren për të ndërtuar mure dhe për të vendosur tela me gjemba si zgjidhje për këtë çështje. Kjo është epoka e mureve dhe telave me gjemba”, tha Papa Françesku.



Ai bëri thirrje që të ndalet “fundosja e qytetërimit”, gjatë fjalimit në kampin Mavrovouni, pranë një grupi kontejnerësh të bardhë të OKB-së në buzë të detit të rrethuar me tela me gjemba.

LEXO EDHE:  Kryeministri tallet me opozitën/ Deputetët e Lulit ulin kokën

LEXO EDHE:  Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Bashën/ Do të takohemi shumë shpejt

Kjo është vizita e dytë e Papa Françeskut në Lesbos në pesë vjet dhe ai u ankua se kishte ndryshuar pak që nga viti 2016, kur Lesbos ishte pika kryesore e një vale masive migrimi në Evropë dhe ai solli me vete 12 refugjatë myslimanë sirianë gjatë kthimit në Vatikan.

Ky gjest konkret solidariteti kishte ngjallur shpresa tek refugjatët e kampit të Lesbos, shumë prej të cilëve kanë lindur fëmijë këtu ndërsa prisnin shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil dhe e panë vizitën e Papa Françeskut si një mundësi për t’u larguar përfundimisht nga ishulli.

Vizita pesë-ditore i Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi është mbizotëruar nga çështja e emigrantëve.Ai tha se Deti Mesdhe, “djepi i kaq shumë qytetërimeve”, ishte kthyer në një varrezë të madhe ku mbyten anijet kontrabandë të mbushura me njerëz të dëshpëruar.

Në fjalimin e Papa Françeskut para një grupi refugjatësh në Lesbos ishin të pranishëm edhe Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Margaritis Schinas./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Degët e PD së qarkut Berat/ 63% e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pesë degët e Partisë Demokratike të qarkut Berat kanë publikuar sot listat me emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë, duke e çuar në 63 % numrin e delegatëve që i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Nga dega e Beratit kanë firmosur, 125 nga 198 delegatë, pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege. Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë. Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.



Në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën, i pranishëm ka qenë edhe kreu i FRPD , Belind Këlliçi.

LEXO EDHE:  Iu arrestua vëllai/ Jep dorëheqjen Drejtori i Patentave

LEXO EDHE:  "Rama nuk ka shans të trembë Opozitën"/ Paralajmëron Arben Ristani

Sekretarja funksionale e degës së PD Berat, Desantila Orizaj ka theksuar se,  më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës pasi kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha pasi e shohin si të vetmen shpresë për rikthimin e PD-në pushtet.

Qemal Braho, i cili është përfaqësuesi i PD-së Skrapar, është shprehur se, ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Greqi/ I burgosuri shqiptar vetëvritet me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë  

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i burgosur shqiptar në Greqi. Shqiptari i ka dhënë fund jetës së tij gjatë transferimit nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh pasditen e së enjtes. Ai u dërgua në spital nga gardianët e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore.



LEXO EDHE:  Ylli Rakipi: Rama partner me trafikantët, qëndron në pushtet për shkak të disa zyrave lobimi në SHBA

38 vjeçari po vuante dënimin me burg për vepra të ndryshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE