Connect with Us

Rritja ekonomike dhe investimet/ Ahmetaj jep lajmin e mirë  

Aktualitet

Rritja ekonomike dhe investimet/ Ahmetaj jep lajmin e mirë  

Publikuar

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke folur sot në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë,  “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, ka vënë theksin të rritja e ekonomisë në vend. Kreu i financave tha se për vitin që vjen ekonomia parashikohet të rritet me 4.3%.

Gjithashtu Ahmetaj tha se janë bërë hapa pozitivë për reduktimin e kredive me probleme dhe po ashtu ka pasur edhe rritje të investimeve të huaja direkte.

“Zhvilluam një reformë të gjerë në moderinizmin e sistemin financiar në vend. U rishikuan një sërë ligjesh, u shtuan kapacitet e depozitave, u ndërmor një strategji e plotë për uljen e kredive me probleme. Kreditë e këqija nga niveli 24%, kanë rënë në 13%. Sot sistemi është më i sigurtë dhe me i përgatitur për t’u përballur me probleme të vështira. Faktet dhe shifrat janë gjykuesi më i mirë”-tha ndër të tjera Ahmetaj.

Ndërsa më tej, ai theksoi se  buxheti i prezantuar për vitin që vjen shpreh qartësisht synimin tonë për të ulur në vazhdim borxhin publik.

LEXO EDHE:  "Pandemia ekonomike po bën kërdinë"/ Tabaku: Shqipëria me borxhin më të lartë publik në rajon

“Paketa e reformave tashmë e ka dhënë ndikimin e saj në ekonomi. Shtimi i kunsumit, investimet e huaj direkte , shtimi i operatorëve të huaj dhe emëtimi i eurobondit tregojnë se ekonomia është në rritje, por ne jemi të bindur se ka ende hapësira për ta shtuar atë”-deklaroi Ahmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Droga është ferri në këtë botë/ Fotot që duhet t’i shohin të gjithë të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Droga është ferri në këtë botë/ Fotot që duhet t’i shohin të gjithë të rinjtë

Gazetari Mentor Kikia ka publikuar disa foto të disa personave që janë përdorues të drogës dhe ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët.

Kikia deklaron se droga është ferri në këtë botëm, ndaj kërkon që prindërit këto foto t’jua tregojnë fëmijëve të tyre pavarësisht se janë të rënda.

Ai thotë se prindërit duhet t’ja tregojnë fëmijëve pasojat që le droga te ta para se t’i shohin me shiringa në duar, ndërsa fëmijëve u kërkon që të dënoncojnë këdo që i ofron atyre lëndë narkotike.



“Droga është ferri në këtë botë. Tregojuani fëmijëve! Dy javë më pare, me fëmijët e Qendrës ë Kulturës dhe Librit për Fëmijë ishim në Berat dhe, pas një turi të mrekullueshëm në kantinën dhe agroturizmin “Çobo”, u ulëm mbi bar dhe folëm për pasojat e drogës. Folëm gjatë….

LEXO EDHE:  Berisha: Vendi perjeton epidemine e falimentimit

LEXO EDHE:  "Pandemia ekonomike po bën kërdinë"/ Tabaku: Shqipëria me borxhin më të lartë publik në rajon

Por unë dëshiroj që përmes kësaj faqeje, tu dërgoj të gjithë prindërve dhe fëmijëve disa foto, që tregojnë pasojat dhe mënyrën se si transformohet njeriu që përdor drogën. Sado të rënda të duken këto foto, tregojuani fëmijëve. Eshtë një gjë nga e cila ata duhet të kenë realisht frikë. Mësojini dhe informojini.

Kur ti shikoni me shiringë në dorë do të jetë shumë vonë. Fëmijë, qëndrojini larg, denoncomi këdo që ua ofron! Ferrin në botën e përtejme s’e ka provuar njeri i gjallë deri tani. Por ferrin në këtë botë e kanë provuar shumë njerëz, dhe na e tregojnë si është”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 5 pacientë, konfirmohen dhe 183 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 5 pacientë, konfirmohen dhe 183 raste të reja

Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 183 raste të reja me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën 5 persona.



Në total në Maqedoni nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 17049 të prekur, 14186 të shëruar dhe 710 viktima. Për momentin numri i rasteve aktive është 2153./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka 8 vjet që mashtron dhe mohon realitetin”/ Tabaku “shpërthen” ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur pas premtimeve të bëra prej tij për skemën e re sociale të qeverisë.

Tabaku thekson se Rama ka 8 vjet që mashtron dhe mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri. Sipas saj, qytetarët kanë sot nevojë për zgjidhje konkrete me një plan të qartë dhe afatgjatë zhvillimi dhe punësimi.



“Premtimet e Ramës si listat 100% te hapura!
– 30 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil vetëm brenda një viti në vendet e BE-së
– Rreth 100 mijë shqiptarë humbën vendin e punës nga muaji mars deri më sot.
– 61% e bizneseve kanë dalë pa fitim që nga muaji qershor.
– Më shumë se 30% e qytetarëve ishte në kufijtë e varfërisë në 2018 dhe kjo shifër do rritet edhe më shumë sipas BB.
Ka 8 vjet që premton, ka 8 vjet që mashtron, ka 8 vjet që mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri. Ka 8 vjet që mohon shqiptarët që enden dyerve të BE-së njësoj si sirianët që janë në luftë.
Për çdo prag zgjedhjesh i njëjti avaz. Premton për të gënjyer.
Por faktet janë e vërteta që nuk fshihet. Janë 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Me shume se 40% e shqiptarëve janë në skamje.
Pas 8 vitesh shfaqet sërish duke bërë të njëjtat premtime, a thua se shqiptarët nuk dëgjojnë dhe nuk e provojnë në lëkurën e tyre varfërinë. Në vend të fjalëve dhe propagandës bajate qytetarët kanë sot nevojë për zgjidhje konkrete me një plan të qartë dhe afatgjatë zhvillimi dhe punësimi.
Shqipëria në punë është plani konkret i Partisë Demokratike që do të zbatohet menjëherë që ditën e parë në qeverisje”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE