Connect with Us

Publikoi dokumentin e Prokurorisë italiane/ PD nxjerr blof Tahirin

Aktualitet

Publikoi dokumentin e Prokurorisë italiane/ PD nxjerr blof Tahirin

Publikuar

-

ish ministri i brendshem saimir tahiri

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, lëshoi akuza të forta në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Bardhit, dokumenti që paraqiti Tahiri gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme për hetimin nga Prokuroria italiane, është i pavlefshëm në Shqipëri.

Ndër të tjera Bardhi shtoi, se Tahiri akuzohet për mbështetjen e grupit kriminal të Habilajve, aktivitet ky i zhvilluar në Shqipëri dhe për këtë arsye, Italia nuk ka juridiksion.

“Italia nuk ka juridiksion për të hetuar veprat penale të një shtetasi të huaj, në një vend të huaj.”-tha Bardhi.

Më tej Gazment Bardhi tha se provat që vërtetojnë bashkëpunimin e Tahirit me Habilajt janë në Prokurori.

Deklarata e plotë: 

Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.

Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë se Saimir Tahiri do të shiste një vendim të autoriteteve italiane si çlirim nga akuzat në Shqipëri.

Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritetet italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian.

Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri.

Si Ministër i Brendshëm, akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri. Kjo veprimtari kriminale është zhvilluar në territorin shqiptar dhe si e tillë nuk mund të hetohet dhe as procedohet nga drejtësia italiane. Italia nuk ka juridksion për vepra penale të ndodhura në territorin e një vendi të huaj nga një shtetas i huaj.

Në 4 vite, Partia Demokratike denoncoi me emra dhe fakte se si Habilajt bënin trafik droge, duke përdorur si mburojë ndaj policisë edhe makinën personale të Saimir Tahirit, audin e famshëm AA 003 GB.

Në 4 vite Saimir Tahiri, që përbetohet për ndershmëri, së bashku me Edi Ramën, mohuan gjithçka, sulmuan opozitën dhe bënë avokatin e Habilajve.

Qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet.

Zgjidhja që Rama dhe Tahiri kanë gjetur është që prokuroria të prishë hetimet dhe të rrëzojë çdo akuzë për mbështetjen nga Tahiri të organizatës kriminale të Habilajve dhe trafikut të drogës.

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri / Të tjera dëshmi pritet të dalin

Për ta vënë në jetë planin e lirimit të Tahirit nga akuza për trafik droge dhe sabotuar çdo hetim, Edi Rama solli në krye të prokurorisë Arta Markun dhe Donika Prelën, të cilat larguan nga dosja Tahiri prokurorët kryesorë, që kërkuan arrestimin dhe  hetuan Saimir Tahirin.

Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje FARE me hetimin në Shqipëri.

Saimir Tahiri NUK i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri:

  • Ai bashkëpunoi me Habilajt në Shqipëri,
  • U vuri atyre në dispozicion shefat e policisë në Vlorë që janë në arrati nga drejtësia
  • Vuri në dispozicion të trafikut të drogës të paktën 127 punonjës policie.
  • u vuri në dispozicion policinë kufitare,
  • u vuri në dispozicion makinën dhe skafin e tij personal.

Prokuroria shqiptare ka sot të gjitha provat që vërtetojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen aktive të Saimir Tahirit në mbrojtjen e Habiljave dhe të trafikut të drogës.

Sajmir Tahiri është simboli i politikanit mafioz, produkt i lidhjes me krimin që nga Habilajt e deri tek Shullazi.

I trimëruar nga mbrojtja mafioze që i ka garantuar Edi Rama përmes Arta Markut dhe Donika Prelës, Saimir Tahiri kërcënoi sot çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që mund të guxojë të mos u bindet urdhrave dhe të vazhdojnë hetimin ndaj tij.

Tahiri kërcënoi sot në mënyrë mafioze indirekt edhe të gjithë ata që kanë dëshmuar apo kanë prova kundër tij.

Pas këtyre kërcënimeve, prokuroria duhet të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për Saimir Tahirin.

Sot ai jo vetëm ka kryer vepër penale duke kërcënuar punonjësit e drejtësisë, por ka vertetuar se, nëse mbetet i lirë, ai përbën rrezik për pavarësinë, prishjen e provave dhe vazhdimin e hetimeve.

Shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është një goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.

Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri / Të tjera dëshmi pritet të dalin

LEXO EDHE:  Akuzat e PD për punësime gjatë fushatës/ Reagon Bashkia Përmet

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Yuri Kim darkon me Dua Lipën dhe ndan foton/ “Një super yll në skenë dhe jashtë saj”

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, prej ditës së djeshme po qëndron në Tiranë.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar këngëtarja Dua Lipa, është takuar edhe me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi, ndërsa shkruan se Dua është një superyll në skenë, dhe më shumë edhe jashtë saj.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkruan Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Çështja Tahiri / Të tjera dëshmi pritet të dalin

LEXO EDHE:  Jemin Gjana e pranon publikisht/ Kryesia e PD-së është jo legjitime

Kujtojmë këtu se prej ditës së djeshme Dua Lipa po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.

LEXO TE PLOTE