LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk do ta harroj, ky nuk është fundi”/ Çfarë paralajmëron Saimir Tahiri

1 Nëntor 2018, 10:32, Aktualitet CNA
“Nuk do ta harroj, ky nuk është fundi”/ Çfarë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një viti, sot ka thyer heshtjen për mediat duke ju përgjigjur akuzave në drejtim të tij.

Në një konferencë për mediat, ish-ministri Tahiri publikoi sot një dokument të gjykatës italiane, një vendim të formës së prerë, i cili e shpall të pafajshëm.

?Lulzim Basha kërkonte arrestimin tim, sepse Saimir Tahiri është është marr me trafik droge e këte nuk e thotë opozita, por antimafia Italiane. Monika Kryemadhi e me ç?ka tjetër, bënin të njëjtën gjë. E jo vetëm këta. Por një orkestër e tërë që ndanin interesa politike e jo vetëm, u bënë bashkë ca të nënës e ca të njerkës, bilbila e kopila, se Saimir Tahiri duhej në burg, se nuk e thonin këta, por antimafia Italiane.

Unë ua bëra qefin më shumë se ç?ndoshta kishin menduar. Kërkova hetim pikërisht nga antimafia italiane, prokurori dhe gjykatë, dhe ata më njoftuan vendimin zyrtar ku pushojnë çdo hetim ndaj meje.

Nuk e di a do ketë kurajo njeri të thotë se e paskam blerë edhe antimafian italiane dhe gjykatën italiane? Këta që hetuan Toto Rinën dhe mafien siciliane, i kam blerë unë? Apo do thonë se do i këtë blerë Edi Rama që rujna zot mos kontrollon prokurori e gjykata nëpër evropë? Përtej të gjithave, ky që po ndaj me ju sot, është një lajm i mirë për mua dhe familjen time, e një forcë më shumë për të gjithë ata që më kanë besuar çdo ditë.?-tha Tahiri.

Ndërsa më tej, Tahiri foli edhe për atë që e quan ?dora e zezë?, nga e cila sipas tij dilnin letra që i shpërndaheshin mediave.

?Vinin letra nga prokuroria që dilnin nga ajo ?Dora e zezë? që nuk ka lënë cep në Shqipëri pa vjedhur. Unë prap dua ti falenderoj të gjithë sepse më kanë bërë një shërbim të madh. Më vunë në një sprovë njerëzore për të gjetur të vërtetën që e kam ditur që ditën e parë, që të vërteten ta kërkoj jo me pushtet, por me forcën e së vërtetës. Aty ku hetimet bëhen seriozisht dhe jo politikisht, me bënë të vija në provë dashurinë e njerëzve të mi, të njoh njerëzit më mirë, të njoh politikën më mirë. Nuk do ta harroj kush më qëndroi pranë, kush më braktisi dhe mbi të gjitha kush i sajoi këto kohë të vështira. Nuk është fundi. Do ende kohë për të dalë e vërteta?-tha ndër të tjera Saimir Tahiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga