LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngushtohet rrethi për të korruptuarit/ KE fut në skaner Shqipërinë

1 Nëntor 2018, 09:30, Aktualitet CNA
Ngushtohet rrethi për të korruptuarit/ KE fut në skaner

Bashkimi Europian kërkon rezultate në luftën ndaj pastrimit të parave.

Gjatë datave 30 dhe 31 tetor u mbajt në Tiranë konferenca ?Transparenca e Pronësisë Përfituese?, e organizuar nga Këshilli i Europës, fokusi i të cilës ishte pikërisht pastrimi i parave.

Dje u mbajt dita e dytë e takimit dhe u bë e ditur se Bashkimi Europian kërkon rezultate konkrete edhe në zbulimin e parave të pushtetarëve të korruptuar dhe të bosëve të krimit. Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë të ditur se ka nisur monitorimi ndaj vendeve të Ballkanit për pastrimin e parave dhe në dhjetor Komisioni Europian do të dalë me një konkluzion se si po luftohet ky fenomen.-shkruan gazeta Sot.

Por ambasadori ka dhënë sinjale se BE po angazhohet për të zbuluar pasuritë miliona euroshe të bosëve të krimit dhe të pushtetarëve të korruptuar. ?Për më tepër, Komisioni e ka forcuar mbështetjen e tij ndaj vendeve të treta në përmbushjen e kërkesave ligjore të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe rekomandimeve të Grupit të Punës të Veprimit Financiar për luftën kundër pastrimit të parave / kundërveprimit ndaj financimit të terrorizmit?, tha ai. Në qershor jepet vendimi për hapjen e negociatave dhe duket se Brukseli është tepër i angazhuar jo vetëm të luftohet korrupsioni, por dhe të goditet pastrimi i parave.

Lajmet e fundit nga