LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës/ Ngec rezoluta për korrigjimin e kufijve

1 Nëntor 2018, 13:21, Aktualitet CNA
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës/ Ngec rezoluta për

Deputetët e Partive Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë braktisur sallën e Kuvendit të Kosovës.

Shkak për largimin e tyre është bërë mungesa e përkrahjes nga partitë opozitare, për rezolutën që i ndalon presidentit Thaçi, diskutimet për kufijtë e Kosovës në Bruksel.

Sipas mediave kosovare, për rezolutën kanë votuar vetëm 50 deputetë nga 91 të pranishëm në sallë, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Kundër kësaj rezolute kanë qenë PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro Rezolutës kanë votuar deputetët e LDK-së, Vetvendosjes dhe PSD-së. /CNA.al

12:33 Aktualitet

Çibanizmi

Nga Ilir Levonja* Sa herë që ndodh diçka mes Shqipërisë dhe ...

Lajmet e fundit nga