LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lufta” e ekraneve/ Tahiri i rikthehet përballjeve televizive

1 Nëntor 2018, 19:52, Aktualitet CNA
“Lufta” e ekraneve/ Tahiri i rikthehet përballjeve televizive

Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e nxehtë në televizionet shqiptare, kjo si  pasojë e aktualitetit që ofron politika shqiptare.

Paraditen e sotme ish-minsitri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli në një konferencë për media dhe foli për pafajësinë e tij fituar nga Gjykata e Katanias. Ekskluzivitetin  e intersivtës së parë pas një viti heshtje është siguruar ta marrë ?Opinion? i Blendi Fevziut në TV Klan.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha nga ana tjetër do të japë një intervistë për emisionin ?Debati? në Channel One.

Ylli Rakipi në emisionin e tij ?Të Paekspozuarit?  në News 24, ka bërë më dije se do të trajtojë temën ?Bie Xhafaj, ?shpëlahet? Tahiri?, ndërsa të ftuar do të jenë analisti Fatos Lubonja, Mentor Nazarko, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

?Open? e Eni Vasilit në Top Channel, do të trajtojë akuzat ndaj Tahirit, Dakos dhe Xhafajt.

Ndërsa ?Real Story? dhe ?360 Gardë? kanë preferuar ta lënë surprizë temën e mbrëmjes./ CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga