LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Facebook humb besueshmërinë/ Europianët i largohen rrjetit social

1 Nëntor 2018, 18:53, Aktualitet CNA
Facebook humb besueshmërinë/ Europianët i largohen rrjetit social

Skandalet me rrjedhjen e të dhënave të përdoruesve, duket se i kanë kushtuar shumë rrjetit social Facebook. Vetëm në tremujorin e kaluar, numri i anëtarëve aktivë në Europë, u ul me një million, ndërsa katë muaj më parë ishin larguar edhe një million të tjerë.

Siç raporton DW, efekt në rënien e audiencës kanë pasur edhe rregulloret e ruajtjes së të dhënave të BE-së.  Ndërsa në nivel botëror rrjeti online vazhdon të rritet, edhe pse ritmi është më i ulët sesa i 6 viteve më parë.  Përsa i përket personave që e përdorin Facebookun një herë në muaj, numri i tyre është rritur nga 2.23 në 2.27 miliardë.

Megjithë problemet e shumta, ?Facebook?, ka rritur fitimet në tre mujorin e tretë, shto këtu edhe shpenzimet e mëdha në luftën kundër lajmeve të rreme. Reklamat kanë qenë një nga faktorët që kanë rritur të ardhurat e këtij rrjeti social, me gati 1.34 miliardë dollarë, duke kapur shifrën e përgjithshme të 13.7 miliardë dollarëve.

Përsa i përket të ardhurave, SHBA-ja dhe Kandaja kryesojnë listën, me 242 milion përdorues aktiv në muaj. Ndërkohë përsa i përket çështjeve të sigurisë, këtë vit Facebook ka rritur shpenzimet me 50%, ndërsa pritet një rritje e tillë edhe në vitin e ardhshëm. Në lidhje me sulmin e fundit, ku u prekën 30 milion përdorues, shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, u shpreh se në vitin 2019, ky rrjet social do të arrijë nivelin maksimal të sigurisë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga