Connect with Us

Dorëheqja e Xhafajt/ Zbulohet pse Meta mban peng Lleshin

Aktualitet

Dorëheqja e Xhafajt/ Zbulohet pse Meta mban peng Lleshin

Publikuar

-

Menjëherë pas njoftimit për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama lajmëroi se zëvendësues i tij në këtë dikaster do të ishte gjenerali Sandër Lleshi, aktualisht këshilltar i Kryeminitrit për Mbrojtjen.

Meta menjëherë firmosi dorëheqjen e Xhfajat, ndërsa emërimi i Lleshit ende qëndron mbi tavolinën e Presidentit.

Burime për Report TV kanë bërë me dije se departamenti juridik në Presidencë ka gjetur një ngërç juridik, i cili konsiderohet pengesë për momentin, e për pasojë ka vonuar dekretimin e Sandër Lleshit.

LEXO EDHE:  Në prag të protestës/ Ja, çfarë i kërkon ministri Xhafaj opozitës

Ky ngërç lidhet me nenin 103 të kushtetutës ku thuhet se: “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërisë civile”.

Është pikërisht ky shkaku i hezitimit nga presidenti Meta për dekretimin e Sandër Lleshit.

Gjithashtu mësohet se Presidenca i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Mbrojtes, e fundit kjo që pritet të deklarojë rolin e Lleshit, që më pas Presdienca të vijojë me proçedurat./ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Publikuar

-

Nga

“Grushti i popullit, më i fortë se i shtetit”/ Rama ironi me “kërcënimet” e Metës: Varet nga Hëna!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deklaratave të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ku tha se “Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, se është më i fortë”.

Rama tha se nuk përbëjnë asnjë surprise, ndërsa me tone ironik, shtoi se “Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet”.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë, në cfarë formë që të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e Hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e Hënës në momentin që flet.

LEXO EDHE:  Basha del hapur kundër Metës/ Asnjë fjalë për 13 Tetorin



Parlamenti vijon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vijojë që të kryejë detyrën për të reflektuar në Kodin gjedhor ndryshimet që ndodhën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një absurde që nuk e ka asnjë vend, në një që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicionin si një mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore” tha Rama./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Avokat Ngjelës/ Zbulon qëndrimin e Ilir Metës

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Publikuar

-

Nga

E masakruan me thikë në zemër/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte në një karburant.

Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima fillimisht ka debatuar me një person i identifikuar si Arbër Koti, shofer autobuzi, për motive banale.

LEXO EDHE:  Jeta private dhe politika/Rrëfimi i parë i Ilir Metës si President i vendit



Më pas, viktima e ka qëlluar me grusht këtë të fundit, ndërsa Koti ka nxjerrë thikën duke e lënë të vdekur.

LEXO EDHE:  Si zgjidhet kriza politike dhe cili duhet të tërhiqet

Mësohet se ka qenë e ëma dhe bashkëshortja që e kanë çuar në spital atë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Durrës/ Zbardhen detajet e para, viktima u konfliktua me shoferin e furgonit

Publikuar

-

Nga

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, ku një burrë është qëlluar me thikë në zemër.

Bëhet fjalë për Idajet Dullën 34 vjeç i cili është gjetur i vdekur te shinat e trenit.

Edhe pse ambulanca e ka marrë menjëherë trupin dhe e ka dërguar në spital, ka qenë shumë vonë që ai të mbijetonte.

LEXO EDHE:  Basha del hapur kundër Metës/ Asnjë fjalë për 13 Tetorin



Sipas të dhënave të para, mësohet se viktima është konfliktuar me shoferin e një furgoni për shkaqe banale.

LEXO EDHE:  Pas Kryemadhit, Ilir Meta publikisht kundër Nikollës/Goditje serioze arsimit!

Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE