Connect with Us

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar në shenjën e Horoskopit

Life Style

Zbuloni frikën tuaj më të madhe bazuar në shenjën e Horoskopit

Publikuar

-

Asnjë person nuk mund të injorojë frikërat. Ne të gjithë trembemi nga diçka dhe ndonjëherë kemi vështirësi t’ia pranojmë vetes. Për shumë njerëz, frika më e madhe është ankthi para vdekjes, por ka dhe shumë të tjera që na ndikojnë në jetën e përditshme.

Çdo person ka frikën e tij, bazuar në shenjat e horoskopit:

DASHI-

Një person i kësaj shenje shquhet si trim. Je shenja më guximtare e Zodiakut dhe e di që ke forcë që të përballaosh çdo gjë. Gjithmonë lufton për idealet e tua dhe mbron njerëzit që kanë shumë frikë. Frika e vetme që keni është të tregoni dobësinë tuaj. Kur jeni të sëmurë, keni dëshirë që të mos shihni askënd, në mënyrë që të mos shkatërroni imazhin e luftëtarit.

DEMI-

Ti je një person që ka nevojë për siguri dhe pika fikse në jetë. Je ndërtuar nga një themel i fortë, mbi të cilin ndërton ekzistencën tënde dhe ke shumë gjëra që nuk do doje ti ndryshoje kurrë. Frika jote më e madhe është ndryshimi. Ideja se gjithçka që keni bërë deri tani do të zhduket, ju frikëson. Edhe kur një incident i vogël ju detyron të ndryshoni rutinën e përditshme, mërziteni.

BINJAKËT-

Shenja juaj shoqërohet shpesh me figurën e Piter Panit. Në të vërtetë, keni shumë karakteristika që ju kujtojnë fëmijërinë, kureshtjen e shfrenuar dhe gëzimin për të luajtur me të tjerët. Frika juaj më e madhe është rritja. Ju frikësoheni kur duhet të merrni përgjegjësi dhe të angazhoni zotime që shuajnë fëmijërinë që jeton brenda jush. Ndoshta nuk e dini që jeta e të rriturit mund të jetë kënaqësi. Sigurisht kjo ndodh vetëm me dëshirën tuaj.

GAFORRJA-

Ndër karakteristikat tuaja kryesore është ndjeshmëria. Një prej frikave më të mëdha që zotëron këtë shenjë është fakti i marrjes së kritikave. Ndonjëherë torturoni veten për të gjetur se çfarë mendojnë tjerët për ju dhe paranoja mund t’ju shkaktojë gjumë të parehatshëm gjatë natës. Për të mposhtur këtë ndjenjë, mund të përpiqeni të ushqeni vetëvlerësimin tuaj dhe të rifitoni besim tek aftësitë tuaja.

LUANI-

Të tregoni arritjet e tua, talentet dhe pikat e forta ka qenë një nga hobit tuaj të preferuar. Ju nuk dini të jetoni pa komplimente. Jeni të guximshëm dhe të sigurt për veten e aftësitë tuaja fantastike, por ajo që doni të fshihni është frika e madhe nga dështimi. Jo vetëm që nuk mund të gabosh në diçka, por është e papranueshme nëse dikush tjetër merr vëmendjen.

VIRGJERESHA-

Rregulli dhe pastërtia janë prioritet në jetën tënde. Dëshiron të jetosh në vende të pastra dhe nëse nuk ia dedikon kohën tënde pastrimit të shtëpisë, punëson tikë që ta bëjë. Pisllëku është armiku juaj më i madh. Gjithashtu i jep rëndësi higjenës personale dhe lan duart më shpesh se të tjerët. Frika jote më e madhe është të sëmuresh dhe për këtë arsye kërkoni gjithmonë në Google për sëmundjet që lidhen me simptomat që keni.

PESHORJA-

Frika juaj zbulohet shumë shpejt. Jeni gjithmonë të pastër, keni lëkurë të butë e aromatike, flokët janë të pastra e të përsosura. Ju jeni të frikësuar nga plakja dhe bëni gjithçka që të mbani trupin në formë. Mos harroni, rinia nuk është vetëm e jashtme prandaj duhet të trajnoni edhe mendjen e shpirtin.

LEXO EDHE:  Puthjen e këtyre shenjave të zodiakut nuk do ta harroni dot kurrë

AKREPI-

Nuk ka asnjë dyshim që ju njiheni si më të fuqishmit në Zodiak. Megjithatë, nganjëherë pyesni veten se cfarë fshihet pas nevojës tuaj ekstreme për të fshehur privatësinë. Prandaj veproni në mënyrë sekrete. Frika juaj më e madhe është të flisni në publik, para njerëzve që të bëjnë pyetje dhe ju nuk dëshironi të përgjigjeni.

SHIGJETARI-

Kush ju njeh mirë, e di që jeni person që adhuron të shkruajë dhe të tregojë për aventurat që ka kaluar. Keni vizituar shumë vende rreth botës, lexoni libra pafund, keni provuar udhqime të traditave të ndryshme dhe keni takuar njerëz të të gjitha kombësive. Frika juaj më e madhe është të humbisni kujdesën. Ideja që mund të harroni çdo gjë, mund t’ju frikësojë.

BRICJAPI-

Një prej kritikave që merrni më shpesh është lidhja me paratë dhe mungesa e bujarisë. Bëni më shumë dhurata për njerëzit e dashur, edhe nëse keni marrë shumë prej tyre. Frika juaj më e madhe është të varfërohesh dhe kjo është arsyeja përse nuk bëni asnjëherë pazar të shtrenjtë. Madje ju nuk e lejoni veten të lejoni në luks pasi mendoni se humbni paratë. Mos harroni se kënaqësitë e jetës kanë një cmim.

UJORI-

Shenja juaj karakterizohet nga liria dhe pavarësia. Ty të pëlqen të zgjohesh në mëngjes dhe të kalosh kohë me shoqërinë apo familjen. Por realiteti është më i vështirë, prandaj ti ke një frikë të tmerrshme nga mbytja e vetvetes. Projektet afatgjata ju japin ndjenjën e mbytjes dhe shtypjes.

PESHQIT-

Shumë njerëz ju përshkruajnë si të dobishëm dhe të sjellshëm, gjithmonë të gatshëm për t’u kujdesur për ata që janë në vështirësi ose që kanë nevojë për ndihmë. Por, ku janë njerëzit e tjerë kur ju keni nevojë për ndihmë? Kjo pyetje lidhet me frikën tuaj më të madhe: atë të braktisjes. Për të mos hequr dorë nga njerëzit me të cilët keni krijuar lidhje të forta, përshtateni me nevojat e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Dokumenti- “Braktisi” muzikën/ Zaimina Vasjari nis “karrierën” si specialiste në Ujësjellësin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Prej vitesh e distancuar nga muzika, tashmë këngëtarja Zaimina Vasjari ka nisur një karrierë të re, si specialiste në Ujësjellsin e Durrësit.

Në dokumentin e bërë publik, Zaimina ka marrë këtë post që prej 10 qershorit të këtij viti. Ajo figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi. Përveçse këngëtare Zaimina mban edhe titullin “Miss Shqiperia”, ndërkaq është diplomuar në degën e Arkitekturës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Aurela Hoxha konfirmon lajmin se është bërë nënë/ Publikon fotot e para me bebin

Publikuar

-

Nga

Pas shumë muajsh që u përfol për shtatzëni, modelja Aurela Hoxha ka konfirmuar për herë të parë se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet me të voglin në duar dhe disa foto nga periudha e shtatzënësië.

Në njërën prej fotove, Aurela shihet teksa ushqen të birin me gji ndërsa në një tjetër shihet duke e mbajtur në krahë, djalin e saj.

Megjithatë, modelja nuk ka zbuluar ende emrin e të voglit dhe imazhin e tij nuk e ka bërë ende publik.

LEXO EDHE:  Horoskopi javor/Paolo Fox tregon si do të jetë kjo javë për shenjat e zodiakut

LEXO EDHE:  Çfarë fshehin gratë pas maskës së tyre?/ Shenjat më misterioze të horoskopit

Kujtojmë se Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Mevlani dhe Aristela u shfaqen bashkë në një shtrat/ Reagon për herë të parë Ledjana

Publikuar

-

Nga

Mevlani dhe Aristela u shfaqën bashkë në një shtrat/ Reagon për herë të parë Ledjana

Dy ish konkurentët e “Për’puthen”, Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba janë dyshja më e komentuar e momentit, për shkak të historisë të tyre të dashurisë.

Mirëpo Mevlani i ka surprizuar të gjithë ditën e djeshme teka ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë Aristelës.

Dyshja shfaqeshin bashkë në një shtrat dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Ledjanës.

Ato kanë bërë thirrje që të gjithë të bllokojnë llogarinë e Aristelës në Instagram, pasi sipas tyre ajo nuk mund të zërë vendin e Ledjanës në jetën e Mevlanit.

Këtë deklaratë e ka vënë re edhe Ledjana, që ju ka kërkuar me lutje fansave që të mos ofendojnë askënd. Ajo shprehet se nuk ka armiqësi me asnjë njeri, sepse të gjithë janë të lirë të lidhen dhe të shoqërohen me kë të duan. Përmes këtij mesazhi ajo tregon edhe njëherë se i ka dhënë fund një herë e mirë marrëdhënies me Mevlanin.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës sipas Paolo Fox

LEXO EDHE:  Horoskopi javor/Paolo Fox tregon si do të jetë kjo javë për shenjat e zodiakut

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkruan Ledjana.

LEXO TE PLOTE