LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-I dënuar me 18 vite burg/ Arrestohet i shumëkërkuari

31 Tetor 2018, 08:44, Aktualitet CNA
Video-I dënuar me 18 vite burg/ Arrestohet i shumëkërkuari

Policia në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Robens (Arben) Berberi 52 vjeç,  banues  në Durrës, ndërsa ndalimi i tij është bërë me qëlim ekstradimi drejt Italisë.

52-vjeçari Berberi është dënuar nga Gjykata e Milanos në Napoli Itali me 18 vite burg për veprat penale ” Organizatë kriminale “dhe” Trafik narkotikësh “parashikuar në nenet 81,  110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga