LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Stop’ publikoi skandalin/ Pushohet nga puna infermierja

31 Tetor 2018, 19:38, Aktualitet CNA
‘Stop’ publikoi skandalin/ Pushohet nga puna infermierja

Mbrëmjen e sotme emisioni investigativ ?Stop? ka vijuar me rastin e Elbasanit, qytet ku kempi blihet me 100 mijë lekë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me një paciente, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët kanë dashur për t?i lidhur kempin, por prej dy vitesh janë sorollatur pa gjetur zgjidhje.

Por në përpjeskje e sipër për sigurimin e kempit, familjarët e zonjës kanë kontaktuar me infermieren Shpresa Pëllumbi, e fundit kjo që i ka kërkuar 100 mijë lekë të vjetra, për të marrë përsipër rolin e sekseres dhe për t?i siguruar lidhjen e Kempit zonjës së sëmurë.

Sot ?Stop? njofton se Ministria e Shëndetësisë ka reaguar menjëherë pas këtij rasti të publikuar, duke e pushuar infermieren Pëllumbi nga detyra./ CNA.al

Lajmet e fundit nga