LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sipas një studimi të ri, femrat kanë më shumë mundësi të bëhen të varura nga cannabis-i se sa meshkujt

31 Tetor 2018, 11:25, Kuriozitete CNA
Sipas një studimi të ri, femrat kanë më shumë

Cannabis-i ose siç ne e quajmë ndryshe ?hashashi?, kohët e fundit është duke e përdorur gjithmonë e më shumë në disa vende të botës, ligjërisht e kemi fjalën.

Por edhe pse steriotipet dhe studime të mëparshme thonë se meshkujt kanë një propabilitet 4 herë më të lartë se femrat për ta provuar cannabis-in në jetën e tyre, kërkues nga ??Këshilli i Kërkimeve Shkencore Nacionale?? në Itali na prezantojnë me një fakt të ri. Sipas tyre femrat kanë më shumë mundësi të bëhen të varura nga cannabisi se sa mashkujt dhe kjo ka një shpjegim biologjik.

Varësia tek femrat justifikohet nga hormoni estrogjen dhe efekti që vetë substanca ka në trurin e tyre. Kështu qelizat e trurit shtojnë ndjenjën e ??kënaqësisë?? dhe ??shpërblimit?? në sajë të estrogjenit dhe estradiolit. Ato ndikojnë dhe se si femrat lëvizin ,sillen në jetën sociale dhe filtrojnë inputin e informacionin që vijnë në tru. Prandaj canabissi ka ndikim më të madh në jetën e tyre dhe rrjedhimisht ka më shumë shance ti bëj të varura.

Ky studim është i rëndësishëm pasi jo vetëm shpjegon efektet si tek meshkujt dhe tek femrat të kësaj droge por na provon se përdorimi i saj ka ndikime të ndryshme në varësi të gjinisë. Gjitashtu pritet të konfirmohet se efektet varen dhe nga mosha e individëve përdorues. Gjithmonë e më shumë po bëhen kërkime të reja për cannabisin pasi tymosja e saj, sidomos e llojit sintetik, po arrin rekorde të reja në të gjithë botë dhe shpejtë mund të bëhet çeshtje globale bërja e saj e ligjshme.

Lajmet e fundit nga