LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Xhafajt/ Patozi tregon pse është lehtësuar Rama

31 Tetor 2018, 16:14, Aktualitet CNA
Largimi i Xhafajt/ Patozi tregon pse është lehtësuar Rama

Astrit Patozi ka komentuar dorëheqjen e Fatmir Xhafës, nga posti i ministrit të Brendshëm dhe nëse ky largim ka lidhje me përgjimet ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

?Po, besoj se ka një lidhje me aksionin e madh të Policisë. Në kuptimin që Xhafaj, përpara se të ikte ka dashur të kishte një trofe, me aq sa mund të konsiderohet këtu goditja e disa grupeve kriminale dhe e disa politikanëve afër pushtetit? ? ka thënë ai në një intevistë për gazetën ?Panorama?.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk gjen ndonjë arsye që dorëheqja e Fatmir Xhafajt të jetë ndikuar nga përgjimet apo dosja e Vangjush Dakos.

?Nëse ka diçka serioze në të, ajo mund të hetohet dhe zbardhet njësoj, pavarësisht dhe kushdo qoftë ministri i Brendshëm. Sepse kjo puna e dorëheqjeve apo shkarkimeve politike nuk është me normë, që kur mbushet numri dhe mund të shpëtosh edhe po të kapesh?, – vazhduar ai.

Gjithashtu, Patozi ka theksuar  se Ikja e Xhafajt e lehtëson disi maxhorancën prej ngarkesës që ka marrë për lidhjet me krimin dhe me trafiqet

?Që ta them me dy fjalë. Ikja e Xhafajt e lehtëson disi maxhorancën prej ngarkesës që ka marrë për lidhjet me krimin dhe me trafiqet. Dhe duket sikur prej ballonit të qeverisë së Edi Ramës kanë hedhur një thes me rërë që të mos binte dhe për të vijuar disi fluturimin.Dhe jam i sigurt se ata që dinë më shumë nga politika dhe që kanë mbetur ende në PD, këtë gjë e kuptojnë shumë mirë, sepse e shoh nga reagimet e tyre nervoze. Kjo natyrisht nuk ka lidhje fare me performancën reale të Fatmir Xhafajt si ministër, por me faktin që ai ishte lehtësisht i atakueshëm për shkak të historisë së të vëllait./ CNA.al

Lajmet e fundit nga