Connect with Us

Kartolina për Halloween-in/ Studentët kanë një mesazh për Ramën

Aktualitet

Kartolina për Halloween-in/ Studentët kanë një mesazh për Ramën

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale postimin e një grupi studentësh, të cilët kanë një mesazh për Edi Ramën, me rastin e festës së halloween-it

Studentët shprehen  se Rama është fytyra më e frikshme për të sotmen dhe të nesërmen në Shqipëri.

Postimi i plotë

Mesazh dhe kartoline nga nje grup studentesh per Kallam Deshtakun.

Lexoni mesazhin shikoni foton e tyre. sb

Pershendetje zoti Berisha! Jemi nje grup studentesh e të sapodiplomuarish, miq te mirë, me bindje të ndryshme politike apo edhe fare pa bindje politike. Te gjithë ama vumë re (jo pa habi) se biem dakord në 2 gjëra: që për secilin prej nesh, kjo është sot “the most scary face” për të sotmen dhe të nesërmen në Shqipëri, dhe që profili juaj i facebook është e vetmja media e lirë , e kësisoj e denjë për ta denoncuar pa kompromis…
Do ju ishim mirënjohës nëse e publikoni këtë mesazh tonin në këtë natë ku celebrohet reagimi ndaj frikës.
Ju faleminderit /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Dyshohet se vranë me sende të forta kryefamiljarin/ Policia arreston nënë e bijë

Publikuar

-

Nga

Policia bën me dije se shtetaset M.L dhe A.L, nënë e bijë janë arrestuar sit ë dyshuara për vrasjen e kryefamiljarit të tyre shtetasit Y.L.

Y.L u gjend i pajetë pasi u godit me sende të forta nga gruaja dhe vajza e tij.

Njoftimi i Policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :

LEXO EDHE:  Pse qeveria mori kompetencat e Kuvendit?

LEXO EDHE:  350 milionë lekë rryshfet/ Gonxhe rrit stekën, te "Patentat" i japin 20.000 euro, mos i heqë nga puna

M.L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dhunon fizikisht dhe kanos me sëpatë djalin e tij/ Arrestohet në flagrancë shtetasi

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, shtetasin R. P., banues në fshatin Sul, Devoll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Procesi i Berlinit të vijojë”/ Bregu: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku

Publikuar

-

Nga

​​​​​​​Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu, shpjegon në intervistë me DW pse duhet të vazhdojë Procesi i Berlinit edhe pas largimit të kancelares Angela Merkel.

Deutsche Welle: Zonja Bregu, në Ballkanin Perëndimor është krijuar përshtypja se Procesi i Berlinit, të cilin e inicioi kancelarja Angela Merkel shtatë vjet më parë, nuk ishte asgjë tjetër, veçse një mundësi për kryetarët e shteteve dhe qeverive të rajonit që të bëjnë fotografi të bukura me kancelaren gjermane.  A ka arritur Procesi i Berlinit diçka konkrete në vitet e fundit, përveç heqjes së tarifave “roaming” në rajon?

Majlinda Bregu: Heqja e tarifave roaming nuk është aq e thjeshtë BE-së iu deshën gati dhjetë vjet, ndërsa Ballkani Perëndimor e arriti për dy vjet. Mendoj se ky është një sukses i madh. Projekti i një Ballkani Perëndimor pa roaming nuk ka vetëm domethënie praktike. Ka edhe një përbërës simbolik, që na tregon se mund t’i realizojmë gjërat vetëm nëse punojmë së bashku dhe për të plotësuar pritmëritë e qytetarëve në rajon.

Ky është padyshim i vetmi kombinim i suksesshëm dhe kjo është arsyeja pse ne preferojmë të flasim për tarifat roaming. Por Procesi i Berlinit ka dhe shumë anë të tjera: ai është ende i vetmi forum, në të cilin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të diskutojnë dhe formësojnë prioritetet e tyre të përbashkëta me disa nga vendet e BE-së, Komisionin e BE-së, shoqërinë civile dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

Një nga nismat aktuale për Ballkanin Perëndimor është Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin ju si sekretare e RCC keni punuar shumë intensivisht. Ajo synon të realizojë deri në vitin 2024 katër liritë e BE-së, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Por që nga nëntori i vitit 2020, kur ky plan u miratua në Sofje, është bërë pak përparim? Përse?

Tregu i përbashkët është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor diçka të ngjashme si në BE. Banka Botërore ka llogaritur se vetëm ky do të rrisë prodhimin kombëtar bruto të Ballkanit Perëndimor me 6,4 përqind. Që nga viti i kaluar ne kemi punuar shumë për të avancuar negociatat mbi marrëveshjen për lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti.

LEXO EDHE:  Hajdari shuplakë Ramës dhe Bashës/ "Gati për letra 'dashurie'"

Teknikisht, nuk ka asnjë pengesë për të pranuar këtë marrëveshje. Të gjitha vendet kanë treguar gatishmëri për ta mbështetur atë. Kjo marrëveshje do të ishte një tjetër moment historik pozitiv nëse do të arrinim të hiqnim pengesat politike në muajt në vazhdim. Një argument pro këtij projekti është një anketim i në Barometrin e Ballkanit, sipas të cilit 42 përqind e qytetarëve kosovarë kanë konfirmuar se do të udhëtonin më shpesh brenda Ballkanit Perëndimor, nëse do të mund të lëviznin lirshëm vetëm me një kartë identiteti.

LEXO EDHE:  Bojaxhiu i 99-shave!

Më 5 korrik 2021, krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor nuk specifikuan një format të ri në të cilin Procesi i Berlinit duhet të vazhdonte pas këtij takimi të tetë. A mendoni se Iniciativa e Ballkanit Perëndimor do të ketë të njëjtën vëmendje edhe pasi kancelarja Merkel të mos jetë më kancelare?

Zyrtarisht, të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit theksojnë nevojën për vazhdimin e tij për të realizuar potencialin e plotë të bashkëpunimit të përmirësuar rajonal, gjithashtu me qëllim që të kapërcehen pasojat socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Tani mbetet të shihet se si do të vazhdojnë gjërat në praktikë.

Angela Merkel, në konferencën e shtypit pas Samitit Virtual të Ballkanit Perëndimor, Berlin, 5.7.2021

Kontributi dhe angazhimi personal i kancelares Angela Merkel për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ka qenë me rëndësi të madhe. Roli i saj udhëheqës ka formësuar rajonin dhe do të ketë një efekt afatgjatë. Siç thekson Kancelarja përsëri dhe përsëri: Evropa mund të jetë e suksesshme vetëm nëse punojmë së bashku. Edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse ta dëgjojnë këtë grua të mençur dhe të bashkëpunojnë.

Majlinda Bregu, 47 vjeçe, e lindur në Tiranë, është Sekretare e Përgjithshme e RCC që nga 1 janari 2019. Më parë ajo ka qenë aktive në  Partinë Demokratike, PD. Nën Sali Berishën si kryeministër (2007-2013) ajo ka qenë ministre për Integrimin Evropian dhe zëdhënëse e qeverisë./DW

LEXO TE PLOTE