LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Ndokës/ Dështimi i ministrit të ri do të jetë spektakolar

31 Tetor 2018, 22:20, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Ndokës/ Dështimi i ministrit të ri do

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka dhënë komentin e tij në lidhje me vonesën e dekretimit nga Presidenti Meta, për Sandër Lleshin, i cili pritet të zëvendësojë Fatmir Xhafajn, në postin e ministrisë së Brendshme.

I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Ndoka është shprehur se stafi i presidentit Meta, ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e Lleshit.

Më tej Ndoka ka shtuar se Lleshi është i ngjyrosur me ngjyrën e Rilindjes dhe dështimi i tij do të jetë spektakolar.

“Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjet probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjëshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion…. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha. Ministri i Brendshëm është figurë politike dhe duhet të jetë e tillë. Vendosi një ushtarak për urdhëro si urdhëron. Nuk është profil politik. Ministri duhet të hartojë ligje dhe drejtojë politika. Unë e njoh, nuk kam asnjë vërejtje për formimin, mund të ishte ministër i Mbrojtjes apo Drejtësisë, por jo i Brendshëm, pasi do të dështojë. Ai është i ngjyrosur me ngjyrën e rilindjes. Dështimi i këtij ministri do të jetë spektakolar”, tha Ndoka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga