LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aeroporti i Kukësit/ Rama premton transformime të mëdha

31 Tetor 2018, 11:47, Aktualitet CNA
Aeroporti i Kukësit/ Rama premton transformime të mëdha

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Kukës, ndërsa paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Shishtavecit.

Gjatë fjalës së tij, Rama folur për aeroportin që pritet të ndërtohet në Kukës. Ai ka thënë se në të mesatarisht në vit do të kalojnë rreth 300 mijë njerëz, duke rritur në këtë mënyrë edhe mirëqenien në Kukës.

Më tej Rama ka thënë se ?Projektet e mira sjellin transformime të mëdha në zonë për të gjithë Kukësin dhe për të gjithë ekonominë tonë?.

?Aeroporti do lëvizë 300 mijë udhëtarë në vit, e imagjinoni ç?do të thotë që 300 mijë vetë të lëvizin përmes Kukësit. I imagjinoni 300 mijë kafe më shumë në Kukës, për të thënë që aeroporti sjell rritje të konsumit, rritje të investimeve, dhe ajo që është më e rëndësishmja është që aeroporti e bën shumë herë më të mundur që projektet të kthehen këtu nga ëndërr në realitet. Mjafton të mendojmë që ato njerëz që do donin të vinin në një resort skish të fluturonin për në Prishtinë e Tiranë e të merrnin rrugën për këtu?,- u shpreh Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga