Connect with Us

Zbulohen 15 kandidaturat e Kuvendit për Bankën e Shqipërisë/ Emrat e PS, PD dhe PDIU

Aktualitet

Zbulohen 15 kandidaturat e Kuvendit për Bankën e Shqipërisë/ Emrat e PS, PD dhe PDIU

Publikuar

-

Janë 15 kandidatë të cilët kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e Bordit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. CNA.al ka siguruar listën e plotë, ku bien në sy disa personalitete politike dhe ekonomike.

Këto 15 emra garojnë për tre vende në Bordin e Bankës së Shqipërisë, por çdo kandidaturë duhet të ketë mbështetjen e jo më pak se 28 deputeteve.

Gjashtë anëtarë aktualë të bordit të Bankës së Shqipërisë që ju mbaron mandati, janë Dhori Kule, Ela Golemi, Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Arben Malaj dhe Denada Prifti. Kuvendi ka filluar procedurën për të zëvendësuar sipas ligjit tre prej tyre ndërsa tre të tjerët i zgjedh qeveria.

LEXO EDHE:  Kush e goditi Gridën dhe Salianjin në PD?

Lista e plotë

Visar Malaj

Ergys Misha

Artan Hoxha

Arben Malaj

Leontijev Çuçi

Altin Hoti

Nikollaq Pano

Vjollca Braho

Genc Koxhaj

Bardhyl Çeku

Luljeta Minxhozi

Oljan Kanushi

Sulo Hadri

Drini Salko

Arben Zibri/CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Qeveria e Kosovës ka hequr disa kufizime të vëna më 6 prill për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Me vendim të ri të së dielës, i cili nis së zbatuari nga 19 prilli, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën 22:30 – 05:00.

Institucionet arsimore, si publike, ashtu edhe ato private të të gjitha niveleve të arsimit, do të zhvillojnë mësimin me prezencë online.

Bizneseve të gastronomisë do t’iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror.

Qendrat tregtare do të hapen po ashtu, duke pasur parasysh mbajtjen e distancës.

Sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, masa e njëjtë do të vazhdojë të zbatohet, që nënkupton se secili person që shkon në këtë shtet nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të prezantojë testin PCR për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për atë që është konsideruar mbyllje e pjesshme nga data 7 deri më 18 të këtij muaji.

Masat kishin për qëllim luftimin e pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve nga muaji mars.

LEXO EDHE:  Këlliçi përgënjeshtron draftmarrëveshjen/ Fake news, e përgatitur nga Endri Fuga

LEXO EDHE:  Përfaqësuesit në KQZ/ Plas mes PD-së, LSI-së dhe aleatëve

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë të dielën se një ekip negociues është duke punuar për sigurimin e vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) në Shtetet e Bashkuara./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Publikuar

-

Nga

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vijuar takimet në sajë të fushatës elektorale të 25 prillit.

Sot ai është ndalur në qytetin e Tropojës, ku ka ofenduar dhe është tallur rëndë me banorët e qytetit verior.

Teksa kishte hipur mbi një poltron dhe po fliste para dhjetëra militantëve të PD-së, Basha ka ofenduar vendasit duke i quajtur tropojse dhe topojsa, ndërkohë që banorëve të kësaj zone i thërrasin të gjithë tropojanë.

Kjo tregon papërgjegjshmëri nga ana e kreut të opozitës, i cili pretendon të marrë mandatin e kryeministrit dhe të drejtojë qeverinë e këtij vendi.

LEXO EDHE:  Përfaqësuesit në KQZ/ Plas mes PD-së, LSI-së dhe aleatëve

LEXO EDHE:  Video/ Kur PS-ja festonte fitoren në zgjedhjet e vitit 1997

Basha shpeshherë ka bërë gafa në daljet publike, por deklarata e sotme mund të konsiderohet si më ofenduesja për shqiptarët dhe në veçanti tropojanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ letër partive: Hiqni materialet propagandistike nga fasadat e ndërtesave publike

Publikuar

-

Nga

“Zgjidh, voto, vendos”/ Celibashi bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews

LEXO EDHE:  Çfarë do të bënte Patozi po të ishte në vend të Lulzim Bashës?!

LEXO TE PLOTE