Connect with Us

Zbulo talentin që ke në shoqëri, sipas shenjës tënde të horoskopit

Aktualitet

Zbulo talentin që ke në shoqëri, sipas shenjës tënde të horoskopit

Publikuar

-

Ju mund ta konsideroni veten të vështirë në shoqëri, introvert, apo të turpshëm, por ju ndoshta keni të paktën një ose dy aftësi pozitive sociale. Mund të keni aftësinë për të bashkuar njerëzit e duhur së bashku, ndoshta jeni të mirë për të thyer akullin, ose ndoshta jeni një gjeni dhe dini të thoni gjënë e duhur në momentin e duhur. Më poshtë mund të shihni se çfarë aftësi sociale apo talenti keni, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi

Ti je truri i festave, sepse mund ta kthesh një festë të shurdhër në një të çmendur. Ke talent për të bërë gjëra të këndshme dhe je i gatshëm për të provuar gjithçka.

Demi

Ti je njeri vërtetë i mirë dhe nëse dikush do të kishte nevojë për ty, ti do të shkoje atje, qoftë edhe për të dërguar disa ushqime ose për ta ndihmuar të dekorojë. Ju lumturoheni kur ndihmoni dikë.

Binjakët

Ti je i ftuari perfekt, pasi në çdo rast social ke historitë më të mira, shakatë më të veçanta dhe bën llojin e pyetjeve që tërheq njerëzit. Ti me të vërtetë ke dëshirë të shoqërohesh dhe mban mend jo vetëm emrat e njerëzve por edhe historitë e tyre.

Gaforrja

Pa marrë parasysh sesa mirë shkon një ngjarje shoqërore, ka pothuajse gjithmonë një lloj drame apo incident. Njerëzit mund të dehen apo mund të ndodhë një incident dhe kjo është puna jote. Ti nevojitesh aty për të ndihmuar dhe për të bërë që çdo gjë të shkojë mirë.

Luani

Ju mund të mos jeni i famshëm, por keni bukurinë dhe karizmën e një ylli, dhe prania juaj zbukuron çdo situatë sociale. Ju shkëlqeni dhe njerëzit i bëni për vete në mënyrë natyrale. Ju i bëni mysafirët tuaj të ndjehen të mirëpritur dhe të rehatshëm në festën tuaj.

Virgjëresha

Kur jeni duke folur me dikë, e bëni atë të dëgjojë, sepse ju me të vërtetë i dëgjoni. Gjuha e trupit tuaj e provon këtë. Ju bëni kontaktin me sy dhe askush nuk ju ndërpret vetëm për shkak se keni një ide të mahnitshme që do të ndryshojë jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Pse ju paragjykojnë njerëzit bazuar në shenjën e horoskopit?

Peshorja

Ju jeni “nëna” e festave, shtoni diçka të mrekullueshme për çdo ngjarje ku jeni të pranishëm dhe i bëni njerëzit të ndjehen të veçantë. Ju keni aftësi të mahnitshme shoqërore dhe jeni shumë të mirë në depërtimin e situatave potencialisht shqetësuese.

Akrepi

Ka diçka tek ju që ju bën të viheni re menjëherë sapo hyni në derën e një feste. Ju jeni dinamikë, magnetikë dhe seksi, kështu që nuk është çudi që njerëzit tërhiqen pas jush.

Shigjetari

Ju jeni shumë gazmorë dhe mund të bisedoni me të gjithë, kështu që ju dhe ngjarjet shoqërore janë një ndeshje e natyrshme. Ju keni dëshirë të takoni njerëz të rinj dhe gjëra të reja dhe jeni të talentuar kur vjen puna për të pasur aftësi të pabesueshme sociale.

Bricjapi

Në fillim, ju mund të ndiheni pak nervozë, por sapo filloni të çlodheni në një situatë sociale, gjeni vendin  tuaj dhe filloni jepni këshilla. Megjithatë, ju keni një ndjenjë të hollë humori dhe një anë të egër, kështu që jeni në vendin e duhur kur bëhet fjalë për një festë.

Ujori

Ju jeni shumë i hapur dhe i pranoni njerëzit, duke i bërë ata të ndihen mirë dhe të mos gjykuar për veçantitë e tyre. Ju keni ide të mëdha krijuese dhe jeni në gjendje të gjeni mënyra të reja dhe unike të të bërit të gjërave dhe për t’u kënaqur në një festë.

Peshqit

Është shumë e lehtë që njerëzit të besojnë tek ju sepse jeni shumë i sjellshëm. Ata ndjehen rehat me ju dhe jeni shumë i mirë për t’i ndihmuar. Ju shtoni krijimtarinë për çdo rast social dhe ndiheni më mirë me grupe më të vogla njerëzish.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Qytetarët “çmenden” pas Përputhen/ Kikia drejton gishtin nga media: Nuk e ka fajin turma

Publikuar

-

Nga

Padia e Berishës ndaj Blinken/ Kikia: Provë e fortë për drejtësinë

Gazetari Mentor Kikia ka folur për emisionet që kanë tërhequr vëmendjen e audiencës, kur kohët e fundit janë parë qytetarët që të vrapojnë pas ish-konkurentëve të “Përputhen” vetëm e vetëm për të bërë një foto.

Kikia tha se në këto raste nuk do të fajësonte turmën, por median që sipas tij nuk po prodhon kulturë.

Sot nuk prodhohet më kulturë. Shumë qyteta kanë një mungesë teatri, televioznet kanë mungesë emisonesh për fëmijë dhe për këtë do fajësoj median dhe jo turmën”, u shpreh ai në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Më tej gazetari deklaroi: “Populli gjithandej është popull. Mes turmës dhe medias do fajësoja median sepse është më e përgjegjshmë mbi atë që i bën turmës dhe mendoj se dhe ata që i prodhojnë këto emisone janë koshientë, por kjo është biznes. Gabimi qëndron te ajo shtresë e shoqërisë që duhet të jetë pararoja e shoqërisë.

Se një 5% është ajo që prodhon kulturën, shkencën pjesa tjetër është popull, këtu është prishur ky ekulibër, nuk kemi një shtresë që të prodhojë këtë. Dhe kështu turren këto turma pas atij personi që kanë parë në televizion. Pse nuk ka kinema, teatër, emisone për fëmijë. Kur duhet që këto mend të bëhen bashkë për një drejtim të caktuar për të bërë një vërejtje të madhe nuk e bëjmë dhe drejtojmë gishtin tek ajo turma që do vazhdojë të rritet”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi amerikan propozon takim me udhëheqjen e Koresë së Veriut

Përfaqësuesi amerikan për Korenë e Veriut propozoi të hënën një takim me udhëheqjen e Phenianit “kudo, kurdo dhe pa parakushte” ndërkohë që ende nuk ka pasur kontakte publike mes administratës së Presidentit Biden dhe Koresë së Veriut.

Deklarata e emisarit amerikan, Sung Kim pason komentet që bëri javën e kaluar udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un duke reaguar ndaj një analize të fundit të Uashingtonit mbi qëndrimin amerikan ndaj këtij vendi të izoluar komunist. Udhëheqësi koreano-verior u shpreh se Pheaniani duhet të përgatitet si “për dialog, ashtu edhe për ballafaqim”.

Administrata e Presidentit Biden më parë pat premtuar “një qëndrim praktik, të kalibruar” përfshirë përpjekje diplomatike për të bindur Phenianin të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore dhe i raketave balistike.

“Vazhdojmë të ushqejmë shpresa se Koreja e Veriut do t’u përgjigjet pozitivisht orvatjeve tona dhe ofertës për t’u takuar kudo, kurdo dhe pa kushte,” tha përfaqësuesi amerikan Sung Kim gjatë një vizite pesë ditëshe në aleatin e Amerikës, Korenë e Jugut.

Javën e kaluar Kim Jong Un tha se situata ushqimore në Korenë e Veriut është “e tenionuar” duke u rënë këmbanave të alarmit për problemet në sektorin bujqësor që prej vitesh ndesh vështirësi akute për të përmbushur nevojat e këtij vendi të izoluar. Koreja e Veriut ka vetë-imponuar një bllokadë edhe më të rëndë si mbrojtje nga pandemia.

LEXO EDHE:  Kuzhinierë të paparë/ 3 shenjat e horoskopit që kanë pasion gatimin

LEXO EDHE:  Të qënit mirë me veten/ Këto janë shenjat e horoskopit që nuk e kanë e frikë vetminë

Sipas televizionit shtetëror të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe udhëheqës të tjerë kishin diskutuar “masa emergjente” në përgjigje të “krizës aktuale ushqimore”.

Koreja e Veriut këmbëngul se nuk është identifikuar asnjë rast me koronavirus në vend, një pretendim që analistët e vënë në pikëpyetje. Autoritetet e Pheanianit kanë imponuar masa të forta për të mbyllur kufijtë gjë që ka prekur edhe furnizimet jetike nga Kina si dhe ndihma të tjera ndërkombëtare.

Diplomati amerikan Sung Kim u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të zbatojnë plotësisht sanksionet kundër Phenianit, të cilat prekin importimin e naftës dhe eksportin e qymyrgurit, tekstileve, peshkut dhe produkteve të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i Bundestagut gjerman ofron ndihmesë në zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Në përgatitje të raundit të dytë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe kryetari i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, po përpiqet të japë ndihmesë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Bundestagut,  Wolfgang Schäuble priti të hënën, më 21 qershor,  homologun e tij kosovar, Glauk Konjufca. Në qendër të bisedimeve në ndërtesën e Rajhstagut në Berlin ishte anëtarësimi i mundshëm i Republikës së Kosovës në BE dhedialogu me Serbinë, thuhet mes të tjerash në një deklaratë të Bundestagut.

“Nisur nga sfidat globale, duhet të arrijmë që ta mbajmë Evropën të qendrueshme dhe këtu hyjnë edhe marrëdhëniet e qendrueshme ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Schäuble.

Kryetari i Bundestagut u tregua i gatshëm  të japë kontributin e tij për dialogun. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Schäuble, sipas deklaratës së Bundestagut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për momentin, për shkak të çështjes së krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ka qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës sipas Paolo Fox/ Kujdes me dashurinë

LEXO EDHE:  Kujdes nëse zemëroni këto shenja të horoskopit/ Ja si duhet t’i qetësoni

Por ngritja e një asociacioni të tillë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe hidhet poshtë pothuajse nga i gjithë spektri partiak në Kosovë. Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i tha Deutsche Welle-s, në një intervistë, se krijimi i një Asociacioni të tillë me kompetenca ekzekutive do të shkatërronte funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe është kësisoj i papranueshëm nga ana e Kosovës.

Temat e tjera në takimin e parë të Konjufcës në Berlin, në cilësinë e kryeparalamentarit, ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe reformat e planifikuara të sistemit arsimor, në të cilin Kosova dëshiron të orientohet te sistemi i dyfishtë (mësim dhe praktikë) që përdoret në Gjermani. Dy krerët e parlamentit biseduan edhe për pandeminë dhe sfidat e saj.

Nga Bundestagu bëhet e ditur se të premten, më 25 qershor, Wolfgang Schäuble do të presë në selinë e tij në Berlin edhe presidentin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Dačić. DW

LEXO TE PLOTE