LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 23 vjeçarit grek/ Shqiptari dhe ukrainasi në kërkim ndërkombëtar

30 Tetor 2018, 21:01, Aktualitet CNA
Vrasja e 23 vjeçarit grek/ Shqiptari dhe ukrainasi në kërkim

Autoritetet greke kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një 27 vjeçar shqiptar me pseudonimin ?Oli? dhe një shtetas tjetër ukrainas.

Këta dy persona, akuzohen se kanë vrarë një 23 vjeçar grek në sy të vëllait. Kjo ngjarje u regjistrua më 25 prill të 2018-ës në një lokal në Eksarkia.

Sipas mediave greke, shkak për vrasjen është bërë një konflikt për pazare droge. Në bazë të hetimeve, viktima shiste lëndën narkotike për llogari të vrasësve dhe nuk i kishte dhënë paratë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga