LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

'Stop' publikon skandalin/ 100 mijë lekë për të marrë atë që të takon

30 Tetor 2018, 21:12, Aktualitet CNA
'Stop' publikon skandalin/ 100 mijë lekë për

Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? tregon me zë dhe figurë sesi mund të sigurohet Kempi që të takon, me para nën dorë, edhe pse për këtë mund të jesh sorrollatur plot dy vjet.

E tillë është edhe historia e një pacienteje, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e saj kontaktojnë me infermieren Shpresa Pëllumbi, e cila kërkon 100 mijë lekë të vjetra, duke marrë përsipër rolin e sekseres për t?i siguruar lidhjen e Kempit zonjës së sëmurë.

Familjari ? Si je? Si kalon?

Infermierja Shpresa ? Qysh je ti? Mirë? Ulu këtu ti, ulu, pse u mërzite? Hajd, se e shoh vetë unë!

Familjari ? Si kalove? Si je ti? Dëgjo tani, aman pash Zotin, se?

Infermierja Shpresa ? E di që t?u nxi?

Familjari ? E di, që më ka sjellë hatri i mamit këtu. Kam lënë punën atje dhe kam ardhur të interesohem sot këtu.

Infermierja Shpresa ? Tani, tani erdhëm që të ndihmojmë atë. Faktikisht, unë s?kam asnjë lloj interesi. E di për mua?

Familjari ? As mos e ço nëpër mend! E di, i ka fol gjyshi mamit, mua mami më tha se unë as s?të njoh sepse që kur jam martuar s?kam vajtur fare as tek shtëpia e tyre.

Infermierja Shpresa ? Dëgjo, i di Shpresa hallet, i di, se kam qenë atje dhe i kam parë. Tani thjesht unë erdha me të ndihmu, në qoftë se më kupton. Nuk kam asnjë lloj interesi.

Familjari ? Po të marr vesh, hallall i paç edhe sikur të kesh!

Infermierja Shpresa ? Jam, punoj në psikiatri. Më dëgjo me vëmendje, nuk kam asnjë lloj interesi. Punoj në psikiatri, e morën vesh këta që unë punoj në psikiatri edhe thjesht për t?ju ndihmuar.

Familjari ? Po më ka treguar mami.

Infermierja Shpresa ? Më kupton?

Familjari ? Po!

Infermierja Shpresa ? Ashtu de. Atëherë, të mbarojmë? Sa lekë t?i japim? Se mos më nxjerrësh mua, se më heq nga puna!

Bjeri, t?i japim 100 mijë lekë ( të vjetra) atij, të mbarojmë punë tani ne!

Familjari ? 100 mijë lekë?

Infermierja Shpresa ? E?

Familjari ? Tashi i do, direkt? Të zbres poshtë, t?i marr se i kam tek makina!

Infermierja Shpresa ? Mirë, o shpirt!

Familjari ? 100 mijë lekë?

Infermierja Shpresa ? E, 100 mijë lekë! Po se mos, se mos?

Familjari ? S?ka shanse!

Infermierja Shpresa ? Se flasin një çikë këta, flasin.

Familjari ? Ato s?do dijnë gjë fare njëherë, vetëm unë bashkë me ty.

Infermierja Shpresa ? Mirë zemra, hajde! Të pres!

Familjari ? Më dëgjo një çikë! Për sa i takon kësaj?

Infermierja Shpresa ? Do dali vetë kjo.

Familjari ? Ça grupi?

Infermierja Shpresa ? S?e di Shpresa grupin. Grupin, që i takon. Invalidi.

Familjari ? Invaliditeti.

Infermierja Shpresa ? 100 mijë lekë!

Familjari ? Sa u takon mujori?

Infermierja Shpresa ? 100 mijë lekë.

Familjari ? Numëroji një herë, se?

Infermierja Shpresa ? Numëroji vetë! Numëroji vetë, o burrë! Ç?ke?

Familjari ? Numëroji ti se unë i numërova, s?ka gjë!

Infermierja Shpresa ? Të mbarojmë punë, o goc! Nga hy këtu unë?!

E kupton ti që puna ime është kot?! Për ndihmë thjesht! Po i them atij, bën atë, unë quhem Shpresa. Më datën 4 do të vijë për komision!

Familjari ? Do vij për komision? Po letrën?

Infermierja Shpresa ? Do vijë, do ulet këtu ajo? dhe e thërrasin vetë.

Familjari ? Ok? dhe e thërrasin vetë ato, s?ka nevojë më për gjë tjetër.

Infermierja Shpresa ? Po, ke numrin tim, më merr në telefon!

Familjari ? T?ia marr gjyshit! Pa merak fare dhe shumë faleminderit!

Infermierja Shpresa ? S?ka gjë!

Familjari ? Më fal dhe një herë! Çfarë grupi i bie kësaj t?i takojë?

Infermierja Shpresa ? E kanë shkruajtur ato grupin. Ai, që u takon të gjithëve. Aq marrin këta, 100 mijë lekë të gjithë.

Familjari ? Për më shumë s?bëhet llaf?

Infermierja Shpresa ? Hë për hë, jo!

Më vjen dhe inat, 2 vjet edhe rri pa Kemp ajo. E shtruan në spital, e?

Familjari ? Po kush nuk ia jep?

Infermierja Shpresa ? Ke parasysh ti? Lëre atë që iku, po tani do bëhet ajo, por them të ishte bërë, të kishte filluar Kempi, kishin marrë me miliona lekë.

Familjari ? Po pse për 100 mijë lekë e kanë lënë?

Infermierja Shpresa ? Ke parasysh? Jo se ashtu? do mbante ajo varra varra, siç kanë shkuarr 2 vjet. Kështu funksionon, aman moj aman, unë kurrë nuk i bëj këto kështu, kurrë nuk i bëj kurrë. Ajo dihet, ku e ka vendin.

Familjari ? Nuk i takonte më përpara, apo??

Infermierja Shpresa ? Ec e gjeje! E gjen dot, oj goc?! E gjen a i takonte apo s?i takonte?!

Familjari ? Apo s?ia japin? Do zoti po bëhet, edhe ne rrimë të qetë, edhe?

Infermierja Shpresa ? Do bëhet? Për t?u bërë do bëhet ajo, jam unë këtu në mes tani.

Pasi familjarët dorëzuan paratë, në datën 4 Tetor pacientja paraqitet para komisionit dhe me firmën edhe të mjekut Sokol Preçi arrin të sigurojë Kempin.

Mjeku Sokol Preçi ? Si quhet kjo?

Familjarja ? X!

Mjekja Sokol Preçi ? Me kë banon?

Pacientja ? Me babin!

Mjekja ? Me babin! Çfarë shkolle ke mbaruar?

Pacientja ? Universitetin!

Mjekja ? Çfarë dege?

Pacientja- Psikologe!

Mjekja ? Psikologe, ke mbaruar, ë?

Pacientja ? Po!

Mjekja ? Ke punuar?

Pacientja ? Kam punuar 20 vjet.

Mjekja ? Ka punuar 20 vjet, ka mbaruar para 20 vjetësh psikologe dhe ka punuar 20 vjet. Dakord! Ça ke?

Pacientja ? S?jam mirë.

Mjekja ? Mirë! Le të dalë. Në fund të muajit në bashki, për të marrë fletën e Kempit.

Familjarja ? Është çdo gjë në rregull, ë?

Mjeku Sokol Preçi ? Po, po! Pa merak!

Pra, nuk ka më nevojë për t?u sorrollatur nëpër institucione e mjekë për të përfituar Kempin, pasi mjaftojnë vetëm 100 mijë lekë të vjetra.

Lajmet e fundit nga